Nga numri i telefonit te analizat, informacionet që nuk duhet të ndajmë me Chat GPT

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet i vlefshëm për ne gjatë përditshmërisë, por megjithatë rekomandohet që duhet të kemi kujdes në përdorimin e saj.

Prania e ChatGPT në jetën tonë të përditshme po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Siç mësojnë njerëzit nga chatbot-e, po ashtu edhe këta të fundit mësojnë prej nesh përmes bisedave që bëjmë me ne.

Megjithatë, ekspertët në fushën e inteligjencës artificiale bëjnë thirrje për kujdes, pasi ka informacione si psh nga numri i telefonit, adresa e shtëpisë apo testet mjekësore nuk duhet të ndahen me chatbot – jo vetëm për arsye privatësie, por edhe për të shmangur keqpërdorimin ose rrjedhjen e mundshme të të dhënave.

Paralajmërime nga vetë krijuesit

Edhe vetë kompanitë që zhvillojnë sistemet e AI i njohin rreziqet. OpenAI thotë: “ Ju lutemi mos ndani informacione të rëndësishmenë bisedat tuaja ”, ndërsa Google u bën thirrje përdoruesve të Gemini që të jenë po aq të kujdesshëm: “Mos vendosni informacione konfidenciale ose të dhëna që nuk do të dëshironit t’i shihte askush” .

Siç vë në dukje WSJ, bisedat me chatbot mund të përdoren për të trajnuar modelet e ardhshme dhe fjalë kyçe që lidhen me çështjet e sigurisë si dhuna mund të shkaktojnë auditime të brendshme nga vetë kompania.

Pesë kategori të dhënash që nuk duhet të ndani

Sipas rekomandimeve të ekspertëve, këto janë pesë llojet kryesore të informacionit që nuk duhet t’i ndani kurrë me ChatGPT ose një sistem tjetër të ngjashëm:

1. Informacioni personal identifikimi

ID ose numri i pasaportës, data e lindjes, adresa e shtëpisë dhe numri i telefonit janë informacione që duhet të mbahen jashtë bisedave me AI.

Lexo edhe :  ChatGPT, faqja e internetit më e vizituar në botë

2. Të dhënat mjekësore

Asnjëherë mos kërkoni të bëni interpretim të testeve mjekësore në Chat GPT.

3. Informacioni financiar

Shmangni futjen e numrave të llogarive bankare ose informacioneve të tjera të ndjeshme financiare.

4. Detajet e punës suaj

Përdoruesit që përdorin chatbot në rutinën e tyre të përditshme të punës shpesh ekspozojnë pa vetëdije të dhënat e klientëve ose informacionet e brendshme të kompanive të tyre. Nëse përdorimi i AI është thelbësor për punën, rekomandohet që të përdoren abonimet profesionale.

5. Detajet e hyrjes

Chatbot-et nuk janë ndërtuar për të vepruar si vend për fjalëkalime, PIN ose kredenciale të tjera aksesi./E.Ç

Të fundit

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Drama e opozitës, një lider që as fiton, as ikën

Nga Preç Zogaj Patia Demokratike me koalicionin “Shqipëria madhështore” humbi të dielën zgjedhjet për herë të katërt radhazi gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit. Me një...

Lajme të tjera

Web TV