Presidenti Begaj pret homologen e Moldavisë, Maia Sandu: Të thellojmë bashkëpunimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në Tiranë Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, e cila ndodhet në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Begaj e uroi Presidenten Sandu për rizgjedhjen në krye të shtetit moldav dhe ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për popullin e Moldavisë, i cili vijon përpjekjet për demokraci, begati dhe integrim në familjen evropiane, në një kohë sfidash të mëdha të shkaktuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës.

Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe u nënvizua rëndësia e thellimit të dialogut politik përmes intensifikimit të vizitave në nivel të lartë.

Presidenti Begaj shprehu interesin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, në sektorin e turizmit si dhe në fushën kulturore./e.s

Të fundit

Dhëndri i Trump: Rama, politikan i zoti! E ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt!

Pas mbështetjes që mori në Samit nga liderët e europës për mandatin e katërt, një mesazh i fortë vjen...

Shehaj reagon pas fitores së 2 mandateve/ Partia Mundësia është opozita e shekullit 21

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas suksesit të forcës së tij politike në zgjedhjet e 11 majit, ku Partia Mundësia arriti të sigurojë...

8 mënyra (të provuara) për të patur më shumë fat!

Ndonjëherë duket sikur disa njerëz janë gjithmonë të bekuar me fat. Por a varet vërtet nga rastësia, apo edhe ne luajmë një rol në...

Eurovizioni/ Gjithçka duhet të dini për para finales së madhe, ja kur performon Shqipëria

Festivali i 69-të i Këngës në Eurovision po i afrohet finales së madhe në qytetin zviceran të Bazelit. Artistë muzikorë nga 26 vende do...

Më i votuari në qarkun e Tiranës!/ Blendi Gonxhja: Puna që kam bërë m’u shpërblye

Blendi Gonxhja, kandidati më i votuar nga Partia Socialiste në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, ishte i ftuar në emisionin “Kjo...

Lajme të tjera

Web TV