Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i është bashkuar kësaj feste dhe atmosfere duke bërë thirrje për të gjithë shqiptarët dhe sipmatizantët e huaj të këngës kuqezi, që të votojnë për të.
“Kjo është muzika dhe kultura jonë – e guximshme, unike dhe krenare për origjinën e saj. Tani është momenti që ta dëgjojë e gjithë Europa! Edhe nga vendet jopjesëmarrëse mund të votoni – fuqia jonë është kudo! Le ta çojmë përfaqësimin tonë lart, atje ku e meriton!”, shkruan ministri mes të tjerash në llogarinë e tij të rrjetit social Facebook.
Shqipëria mban numrin 26 për të gjithë ata që duhet ta votojnë dhe e drejta për të votuar është deri në 20 herë.
Mesazhi i ministrit Blendi Gonxhja:
“SHQIPËRIA në Finalen e Madhe të Eurovizionit 2025!
Shkodra Elektronike sjell në skenë flakën e ZJERM– jehona e njerëzve të mirë me këngën që këndohet me shpirt!
Kjo është muzika dhe kultura jonë – e guximshme, unike dhe krenare për origjinën e saj. Tani është momenti që ta dëgjojë e gjithë Europa!
VOTO NR. 26 për Shqipërinë!
Përmes aplikacionin zyrtar të Eurovision ose hyni në www.esc.vote
Votoni edhe përmes telefonit – numrat do të shfaqen LIVE gjatë spektaklit!
Mund të votoni deri në 20 HERË për Shqipërinë!
Edhe nga vendet jopjesëmarrëse mund të votoni – fuqia jonë është kudo!
Le ta çojmë përfaqësimin tonë lart, atje ku e meriton!”/e.t