Sinjal për vrasjen e Trump? Ish-drejtori i FBI merret në pyetje pas mesazhit të koduar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish drejtori i FBI-së James Comey u mor në pyetje nga Shërbimi Sekret Amerikan pasditen e të premtes pasi publikoi një foto në rrjetet sociale që republikanët e konsideruar një simbol të nxitjes së dhunës dhe thirrje për vrasjen e Donald Trump. Comey o mor në pyetje për më shumë se një orë në Selinë e Shërbimit Sekret në Washington, por nuk u mbajt në paraburgim.

Të enjten ish kreu i FBI-së kishte postuar në instagram një foto me ku guacka shkruheshin në rërë numrat “8647”, të cilën vetëm disa orë më pas e kishte fshirë. Numri 86 është një term zhargon, përkufizimi I të cilit përfshin të refuzosh ose të heqësh qafe dikënd duke iu referuar kështu në mënyrë të nënkuptuar vrasjes së dikujt. Krahas numrin 86 shkruhej edhe numri 47 që I referohej presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara që është Donald Trump.

Në një intervistë për Fox News përpara se James Comey të merrej në pyetje, Kreu I Shtëpisë së Bardhë u shpreh se ish kreu I FBI-së e dinte shumë mire mesazhin që po jepte nëpërmjet asaj fotoje.

“Ai e dinte mjaft mire se çfarë nënkuptonte e gjitha kjo.  Edhe një fëmijë e di se çfarë nënkupton ajo që ai postoi. Nëse ju jeni një drejtor FBI-je dhe nuk dini kuptimin e asaj gjëje më lejoni t’iua them unë ajo është një thirrje për vrasje. Dhe u tha qartësisht dhe me zë të lartë.  Ai është mjaft i logjikshëm ta di cfarë thirrje ka bërë. Ai e bëri për një arsye, sepse ai e di që njerëzit më pëlqejnë mua dhe iu pëlqen se cfarë po ndodh me vendin tone. Vendi ynë po respektohet sërish dhe ai bën thirrje për vrasjen e presidentit.”, tha Trump.

Lexo edhe :  Pasiguria globale në rritje, Britania do të blejë avionë F-35

Donald Trump u shpreh përgjatë intervistës së tij në Fox News se I takonte Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi që të vepronte më  tej mbi këtë rast.

Ish drejtori I FBI-së James Comey u shkarkua nga Detyra në vitin 2017 pasi Trump mori mandatin e tij të parë presidencial./e.t

Të fundit

Incident i pazakontë në ring, luftëtarin rus e zë korrenti pas fitores! (VIDEO)

Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë...

“A mund të vdes, të lutem?”

Lufta e Izraelit në Gaza nuk ka të bëjë më me zhdukjen e terroristëve. Ajo është shndërruar në një fushatë për vrasje masive të...

Luixhi Pirandelo, revolucionari i identitetit dhe realitetit në letërsinë moderne

28 qershor 1867 Nga Leonard Veizi Çfarë jemi, në të vërtetë? Një trup që lëviz nëpër hapsira të panjohura? Një maskë që vendoset dhe hiqet sipas...

Sa fituan Asllani me shokë nga kalimi i grupit në Botërorin e Klubeve?

Pjesëmarrja në edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube nuk është vetëm çështje prestigji, por edhe një burim i rëndësishëm të ardhurash...

PS në Kongresin Zgjedhor të SPD gjermane, mbështetje për reformat dhe integrimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko, përfaqësuan PS në Kongresin Zgjedhor të Partisë Social...

Lajme të tjera

Web TV