“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka vendosur të kontestojë çdo votë të ardhur nga emigrantët shqiptarë në Greqi.

Pas hapjes së kutive të para, rezulton se nga vendi fqinj është votuar në masë të madhe Partia Socialiste.

Në dy kuti të numëruara në qarkun e Beratit dhe të marra si shembull nga PD-ja rezulton në njërën se nga 306 vota gjithsej 272 janë për PS dhe 16 për PD-në, ndërsa në tjetrën nga 434 vota të vlefshme 371 janë për PS-në dhe 28 për PD-në.

Në këto kushte numëruesit e PD-së janë urdhëruar që t’i kontestojnë votat e Greqisë.

“Ne i kontestojmë të gjitha votat e Greqisë dhe kërkojmë mospërfshirjen në rezultatin përfundimtar. Në gjykimin tonë, i gjithë procesi është totalisht i manipuluar”, thuhet në procesverbalet e nxjerrjes së rezultatit për votat e Diasporës./e.s

Të fundit

Kush i humbi zgjedhjet? Askush, si gjithmonë

Nga Enton Spahiu Pas çdo zgjedhjeje, njëra palë feston, tjetra reflekton. Në teori. Sepse në praktikën shqiptare, veçanërisht atë të...

“Këta dhe ditëlindjet me 5-sa i kanë!”/ Demokratët suprizojnë Gjekmarkajn për 51-vjetorin

Teksa procesi i numërimit të votave të diasporës po zhvillohet në Parkun Olimpik, atmosfera u zbut për disa çaste kur deputeti Agron Gjekmarkaj u...

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme – duke i përshtatur pushimet e tyre në përputhje me rrethanat, shkruan Natalie B. Compton...

“Iu luta me dorë në zemër, mos me Nokën”/ Dash Sula tregon përplasjen me Berishën!

Dash Sula, ka rrëfyer një moment të rëndësishëm që, sipas tij, mund të kishte ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve brenda PD-së. "Unë i jam drejtuar me...

Votat e Diasporës, PS pranë përmbysjes së rezultatit në bastionin historik të demokratëve

Procesi i numërimit të votave të Diasporës vijon, me theks të veçantë te ato të ardhura nga Greqia. Deri më tani, Partia Socialiste ka...

Lajme të tjera

Web TV