Votat nga emigrantët e Greqisë, nis sot numërimi i 50 mijë zarfeve të lëna pezull

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas kontestimit nga ana e Partisë Demokratike, ditën e sotme pritet të nisë numërimi i votave të diasporës nga Greqia. Janë rreth 50 mijë vota që u lanë mënjanë nga KQZ, pas kontestimit nga PD.

Ndërkohë ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga shtetet e tjera. Ditën e djeshme, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesë padinë e Partisë Demokratike, e cila kërkonte shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Administratës Shtetërore (KAS), për numërimin e votave të ardhura nga Greqia.

PD kishte kundërshtuar lejimin e numërimit të votave të diasporës nga Greqia, duke e konsideruar këtë një shkelje të procedurave, pasi sipas tyre, kishin konstatuar problematika në mënyrën e dorëzimit dhe më pas përcjelljen e tyre në Shqipëri.

Kolegji Zgjedhor, pas shqyrtimit të kërkesës, e ka cilësuar si të pavlefshme kërkesën e PD-së, duke konfirmuar kështu vlefshmërinë e numërimit të votave të Greqisë.

Më herët edhe Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ, urdhëroi numërimin e 53 mijë zarfeve, pasi nga verifikimet nuk u gjetën parregullsi në proces dhe kuti, ndaj është detyrim ligjor për te numëruar dhe vlerësuar çdo vote dhe çdo zarf që gjendet në këto kuti.

“Komisioni shtetëror i zgjedhjeve vendos vazhdimin dhe përfundimin e numërimit dhe të vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të votuesve nga jashtë të ardhur në KQZ, si dhe tabelimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit për çdo qark. Ky urdherim përfshin gjithashtu edhe zarfet që nuk janë shqyrtuar dhe janë administruar sipas vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 1121, datë 12.05.2025. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Celibashi./e.s

Të fundit

Çfarë do të ndodhë në PD? Do të rrëzohet Sali Berisha, apo do të shpërbëhet partia?

Nga Spartak Ngjela Saliu vijon të thotë se Partia Demokratike është dhunuar në zgjedhjet e fundit që ai i ka...

Dhëndri i Trump tregon si vendosi të investojë 1.4 miliardë $ në Shqipëri

Dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, tregoi sot për herë të parë gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar 'Future Investment Initiative Europe'...

“Kujdes të kam fal njëherë…”/ Manja përplaset me Këlliçin dhe Gjin Gjonin

Momente tensioni janë regjistruar në ambientet e Parkut Olimpik aty ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur numërimi i votave të shqiptarëve që jetojnë në...

Pushimet si terapi: Destinacionet që ushqejnë shpirtin

Jo çdo arratisje ka të bëjë me valixhen — disa lidhen me rikthimin tek vetja. Në një kohë ku ritmi i jetës është i shpejtë,...

Kush i humbi zgjedhjet? Askush, si gjithmonë

Nga Enton Spahiu Pas çdo zgjedhjeje, njëra palë feston, tjetra reflekton. Në teori. Sepse në praktikën shqiptare, veçanërisht atë të Partisë Demokratike, reflektimi është një...

Lajme të tjera

Web TV