Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, duke synuar disa rajone përfshirë Kievin, ku një grua vdiq.

Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se Rusia kishte lëshuar 273 dronë deri në orën 08:00 të së dielës, duke synuar rajonin qendror të Kievit dhe rajonet e Dnipropetrovskit dhe Donetskut në lindje, thanë forcat ajrore të Ukrainës.

Sulmet kanë ndodhur vetëm një ditë para një telefonate të planifikuar midis Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Presidenti i SHBA-së ka kërkuar një armëpushim, shkruan A2 CNN.

Rusia dhe Ukraina zhvilluan të premten në Turqi bisedimet e tyre të para ballë për ballë në më shumë se tre vjet, por ato nuk dhanë shumë rezultate përveç një marrëveshjeje të re për shkëmbimin e të burgosurve.

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha të dielën se ai dhe udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Polonisë do të zhvillojnë një takim virtual me Trumpin, përpara bisedës së tij me Putinin të hënën në mëngjes.

Të dielën, forcat ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia kishte lëshuar një numër rekord dronësh, përfshirë dronë sulmues Shahed, nga të cilët 88 u interceptuan dhe 128 të tjerë humbën rrugën “pa pasoja negative”.

Zyrtarët njoftuan se sulmet vranë një person në periferi të Kievit dhe plagosën të paktën tre të tjerë, shkruan A2 CNN.

Sulmi i mëparshëm më i madh me dronë nga Rusia kishte ndodhur në përvjetorin e tretë të pushtimit në shkallë të plotë më 23 shkurt, kur Moska nisi 267 dronë.

Zyrtarët ukrainas thanë se sulmet e së shtunës në mbrëmje treguan se Rusia nuk kishte ndërmend të ndalte luftën, pavarësisht presionit ndërkombëtar për një armëpushim.

Lexo edhe :  Bashkimi Europian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

“Për Rusinë, negociatat [të premten] në Stamboll janë vetëm një pretendim. Putini dëshiron luftë”, tha Andriy Yermak, një ndihmës i lartë i presidentit ukrainas.

Volodymyr Zelensky ishte në Vatikan të dielën ku pati një takim privat me Papa Leon pas meshës së inaugurimit të Papës së ri. Ai gjithashtu u takua shkurtimisht me zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance në Romë. m.p.

Të fundit

Manipulim me votave në diasporës? KQZ e quan “problem teknik”

KQZ ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës, duke thënë se mospërputhja mes fletëve të votimit dhe zarfeve nuk lidhet...

Parashikimi i horoskopit 19 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Sot mund të ndiheni disi të lodhur. Është e këshillueshme që të shmangni çdolloj konflikti me partnerët në biznes dhe marrjen e vendimeve. Shtyni...

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55 vota. Sipas rezultatit të deritanishëm, Xhaçka...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Lajme të tjera

Web TV