Eurodeputeti Fredi Beleri ka folur së fundmi lidhur me rezultatin zhgënjyes të së djathtëve në zgjedhjet e 11 Majit.
Për Shqipëria Live, ish-kryebashkiaku i Himarës është shprehur se fitorja e katërt e Edi Ramës pritej edhe nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
“Mitsotakis e priste që Rama do fitonte. Ai thotë që neve nuk na duhet kush do jetë. Mitsotakis është dashamirës i Shqipërisë dhe një nga kryeministrat që i dëgjohet zëri në Europë”, tha Mitsotakis, teksa më tej theksoi se opozita shqiptare duhet të reagojë menjëherë.
Sipas tij humbja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit duhet të “lëvizë nga vendi” opozitën shqiptare dhe se duhet të mbajnë përgjegjësi, duke filluar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Të dielën votojnë PS, të hënën kërkojnë vizë për Europë. Të njëjtët njerëz. Nuk është normale.
Opozita duhet të bëjë gjithçka. Qoftë dhe dorëheqjen e kryetarit që të sensibilizohet populli. Të ndryshojë situata. Nëse rezultati nuk arrihet, atëherë duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë, i pari kryetari.
Unë jam te komisioni parlamentar BE-Shqipëri. Sa herë që të bëjë komisioni ynë mbledhje, do jem i pranishëm. Nëse do të jetë Rama aty, atëherë fatkeqësisht do e kem përballë. Nuk mund të ankohen për Ramën se vetë e votuan.
Mitsotakis e priste që Rama do fitonte. Ai thotë që neve nuk na duhet kush do jetë. Mitsotakis është dashamirës i Shqipërisë dhe një nga kryeministrat që i dëgjohet zëri në Europë. Shpresoj që të normalizohen marrëdhëniet. Nëse shqiptarët janë të kënaqur me rezultatin, me kandidatë të rinj që shpartallojnë ish-ministrat në zgjedhje, atëherë Mitsotakis është i kënaqur”, u shpreh Beleri.