Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishin zgjedhje që u quajtën vendimtare për Rumaninë. Tani dihet: Kandidati pro-evropian Dan e fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani me pothuajse 54% të votave. Konkurrenti i tij, George Simion pranoi humbjen. “Dëshiroj të përgëzoj kundërshtarin tim, Nicusor Dan”, tha Simion në një video të postuar në Facebook. “Ai fitoi zgjedhjet dhe ky ishte vullneti i popullit rumun.” Simion mori rreth 46% të votave në balotazhin e zgjedhjeve të së dielës. Nga ana tjetër, kryebashkiaku i pavarur i Bukureshtit, Dan, mori pothuajse 54% të votave.

Çelësi i suksesit të Dan konsiderohet rritja e madhe e pjesëmarrjes në votime. Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ajo ishte ende në 53%. Në balotazhin e zgjedhjeve, numri ishte 65%.

Që pas mbylljes së kutive të votimit në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të dielën në Rumani po shenjohej fitorja e kandidatit pro-evropian, Nicusor Dan. Në mbrëmjen e së dielës pas numërimit të 95% të votave, kandidati rumun i qendrës dhe proevropiani, Nicusor Dan fitoi një epërsi me 53.7% të votave, përballë rivalit, radikalit të djathtë George Simion me 46.32%, sipas Komisionit Zgjedhor në Bukuresht. Dani, i cili deklaronte gjatë fushatës zgjedhore, se do të luftonte korrupsionin dhe do të mbante Rumaninë i vendosur në Evropë ishte në sondazhe kryesisht pas Simion, por sondazhet paszgjedhore nga dy institute votimi e kishin nxjerrë edhe Dan kryesues.

Simion fillimisht e shpalli veten fitues
Kandidati presidencial populist i krahut të djathtë radikal në Rumani, George Simion e shpalli veten fillimisht fitues para përfundimit të numërimit. Simion deklaroi, se sipas shifrave të tij ai kishte 400,000 vota përpara Dan. “Ne jemi qartë fitues të këtyre zgjedhjeve. Ne e pretendojmë këtë fitore në emër të popullit rumun”, tha Simion para kamerave televizive dhe para përkrahësve të tij. Para zgjedhjeve Simioni kishte ngritur akuza për mashtrim zgjedhor pa dhënë asnjë provë.

Lexo edhe :  Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Qeveria rumune shprehet për ndërhyrje nga Rusia
Qeveria në Rumani u shpreh, se kishte zbuluar një fushatë disinformimi në zgjedhje me “indikacione të ndërhyrjes ruse”. “Gjatë zgjedhjeve në vazhdim në Rumani, ne po shohim edhe një herë shenja tipike të ndërhyrjes ruse”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme rumune në “X” para mbylljes së qendrave të votimit. “Një fushatë e disinformimit viral në Telegram dhe platforma të tjera të mediave sociale synon të ndikojë në procesin zgjedhor”, shtoi ai.

/DW/e.s

Të fundit

Në Shqipëri ka mungesë fuqie punëtore, por punëdhënësit kërkojnë “eksperiencë”

“Në një kohë kur bizneset ankohen për mungesën e fuqisë punëtorë, tregu i punës po bëhet gjithnjë e më...

Votat preferenciale nga diaspora/ Celibashi: Janë edhe 50 mijë fletë votimi pa numëruar

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat, tha se kanë rezultuar rreth 2 mijë fletë votimi të pavlefshme. “201 795 numri i fletëve të...

KE publikon raportin e pranverës: Ekonomia shqiptare rritet me 3.6% këtë vit!

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e pranverës për periudhën 2025–2026, ku parashikon një ngadalësim të ritmit të rritjes ekonomike në Shqipëri. Sipas projeksioneve të...

Një telefonatë nga Tirana fut në ‘sherr’ Melonin me Macronin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për "egoizmin" mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër shpërtheu mes saj dhe presidentit...

Spanja i kërkon Airbnb të tërheqë nga platforma mijëra shtëpi pushimi

Përpara fillimit të sezonit të verës, autoritetët spanjolle i kanë kërkuar Airbnb të heqë më shumë se 65,000 shtëpi pushimi me qira nga platforma...

Lajme të tjera

Web TV