167 mijë dollarë në Facebook, kush investoi më shumë për fushatën e 11 majit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ndërsa fushata elektorale tashmë ka përfunduar, kurioziteti për vlerat monetare të derdhura nga partitë politike për marketing online, arrijnë shifra të larta. Në total subjekteve politike apo kandidatëve, fushata online u ka kushtuar 167 069 dollarë.

Vendin e parë si partia me shpenzimet më të mëdha për publicitet në platformën Facebook, e mban Partia Demokratike me një total prej 43.873 dollarë. Edhe pse një invenstim i tillë, humbja për këtë forcë politike ka qenë më “e hidhur” se ndonjëherë më parë, me një rezultat prej rreth 500 mijë votash të përkthyer vetëm në 50 mandate.

Agron Shehaj me Partinë Mundësia ka investuar në total 39.014 dollarë për fushatë politike online, ndërsa arriti të siguronte vetëm dy mandate për legjislaturën e shtatorit.

Në top 10-shen e subjekteve politike apo e politikanëve që kanë investuar më shumë për fushatë online, radhiten emra si Grigels Muçollari me 13.811 dollarë, por pavarësisht kësaj nuk arriti të siguronte një vend në parlament, Jorida Tabaku 10.957 dollarë, tashmë deputete e Partisë Demokratike, apo Belind Këlliçi, i cili ka shpenzuar vetëm 8.736 dollarw.

Nga radhët e Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj ka shpenzuar 9.278 dollarë për financim në rrjetin social facebook, si dhe Pëllumb Seferi me një vlerë prej 9.086 dollarë.

Pavarësisht investimeve të hedhura për fushatë online, këto vlera duket se nuk janë përkthyer gjithmonë në votë, referuar rezultatit zgjedhor. Partia Socialiste arriti të sigurojë mandatin e 4-t në pushtet, pa derdhur shuma parash në platformat online, grafik i cili dominohet më së shumti nga figura opozitare, si Partia Demokratike. m.p.

Të fundit

“Ju tregoj pse fitoi Rama”, Arlind Qori flet më troç se kurrë

Kryetari i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi zgjedhjet...

‘PD përçahet më 10 shtator, Gaz Bardhi po bën gati një grup të ri pa Berishën’

Deputetja Flutura Açka, ka lënë të kuptohet se Gazment Bardhi dhe një grup deputetësh mund të ndërmarrin një lëvizje të re politike në muajin...

Ylli i Arsenalit u kap me 600 mijë paundë drogë, pranon fajin para gjykatësit

Më 2 shtator të vitit të kaluar, një futbollist u arrestua. Bëhet fjalë për Jay Emmanuel-Thomas, të cilit iu gjetën lëndë narkotike me vlerë...

SHBA pranon një aeroplan të dhuruar nga Katari

SHBA-të kanë pranuar një aeroplan të destinuar për flotën e Air Force One nga Katari, një dhuratë që ka ngjallur kritika, përfshirë edhe nga...

Qeveria shqiptare zgjat lejeqëndrimin për shtetasit ukrainas në Shqipëri në 4 vjet

Këshilli i Ministrave ka vendosur të zgjasë lejen e qëndrimit për shtetasit ukrainas në Shqipëri si pasojë e zgjatjes së luftës në vendin e...

Lajme të tjera

Web TV