“Berisha po bën gati pasardhësin, nuk është deputet!” Gazetarët nxjerrin sekretet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raporti i AMA për fushatën elektorale zbuloi se PD dhe Sali Berisha kishin dominuar transmetimin e takimeve dhe publikimeve në media, me përqindje më të lartë edhe se PS e Edi Rama.

Raport vlerësonte edhe Report Tv si televizion të balancuar në transmetimin e fushatës elektorale për forcat politike që garuan më 11 maj.

Në ‘Studio Live’ të Report Tv u analizua pikërisht ky raport i publikuar sot, gjendja politike brenda PD-së dhe akuzat e Berishës për vjedhje votash, por edhe dështimi i partive të reja për t’u bashkuar dhe maksimalizuar votën.

Të ftuar të moderatorit Arbër Hitaj ishin gazetarët Anri Bala dhe Poli Hoxha.

Për Balën kryetari i PD-së Sali Berisha po përdoret si nga të tijët, ashtu edhe nga Rama, pasi tani janë kthyer në ‘parti karagjozësh’, ku qëllim ka qenë që të shpëtohej Berisha nga akuzat penale që ka dhe hallet me drejtësinë.

“Çdo lajm që del nga PD nuk besohet, janë kthyer në parti karagjozësh, madje as vartësit aty nuk besojnë liderin e tyre. Kjo gjendje mosbesimi ka qenë edhe më parë, por tani shqiptarët nuk i besojnë më kësaj opozite. Gjithë forca, paratë, retorika dhe teoria e liderit të PD-së ka pasur një funksion, lirimi nga akuza apo mbrojtja e zotit Berisha, ku pamë se Gjykata e çoi në gjyq vetëm pas zgjedhjeve. Ose edhe në vendimin e zbutjes së masës së sigurisë ku gjyqtari theksonte se duhet liruar Berisha se ka fushatë. Pra nuk ka qenë qëllim rotacioni, por mbrojtja e Berishës, ta mbajmë Berishën me gjylpera, derisa larg qoftë politikisht të largohet”, tha Bala.

Madje ai shkoi më tej, duke theksuar se Berisha po përdoret aq shumë, sa “po varroset për së gjalli” politikisht, teksa edhe fizikisht është parë gjatë fushatës së lodhshme që nuk ka pasur gjendje të mirë shëndetësore edhe për shkak të moshës.

“Faktikisht këta po e varrosin për së gjalli Berishën dhe mua më vjen keq që e shoh kështu. Media që e mbështet po e varros për së gjalli, po e përdorin deri në fund. Po e marrin më qafë, mediat, njerëzit e tij dhe madje halli i tij. Ai duhet të jetë të shijojë pleqërinë, nipër dhe mbesa. Nuk drejton dot një fushatë në atë moshë, sikurse organizimi i strukturave, sikurse është kundërshtari”, vijoi Bala.

Kurse gazetari Hoxha ndau një mendim ndryshe për situatën politike, duke nënvizuar se Rama-Berisha përbëjnë një dyshe që kontrollojnë sistemin dhe pak rëndësi ka sesa del njëri dhe tjetri në media.

Gazetari u shpreh se Berisha e ka marrë peng PD-në dhe sistemi gjithashtu është marrë peng nga 2008 prej tij dhe Ramës, që pas tragjedisë së gërdecit.

“Për mua nuk ka rëndësi se Berisha është më lartë në përqindje apo Rama, të dy këta kanë kapur 80% të kohës në media gjatë fushatës, se kanë kapur të dy kodin, pushtetin, e pak rëndësi ka për mua se kush nga të dy ka pasur kohë më shumë. Unë mendoj se është Berisha që për hallin e vetë ka kapur PD-në dhe jo këta të tjerët. Ndaj e mban peng opozitën pas shpallës non grata. Këtu hyn edhe Rama që e përdor Berishën po për hallin e tij. Berisha thotë vetëm se zgjedhjet janë vjedhur, por nuk merret me sistemin. Të tjerët thonë se fajin e ka sistemi. Kjo histori e pengmarrjes së sistemit ka filluar më 2008-ën, me gjithë atë krim në Gërdec, ku pas disa ditësh bën këtë sistem dhe Rama bën vetëm kortezhe e homazhe. Rama e përdori Berishën dhe tani i jep edhe prim të fshehtë që i jep deputetë tepër. Këtu ka një lojë të këtyre dyve që kanë mbyllur rrethin, e këtu përfshihet edhe media. Pse në televizionet kombëtare të gjithë u ftuan, edhe të panjohur, por vetëm Lulzim Basha nuk u ftua. Berisha ushqen me lugë bosh përkrahësit e tij çdo ditë dhe ndaj tkurret nga dita në ditë. Shiringat ia jep Rama Berishës, Rama ka marrë peng opozitën dhe Berishën”, tha Hoxha.

Lexo edhe :  Plagosja e djeshme me thikë në Maliq, procedohet autori 14-vjeçar

Hoxha analizoi si faktor dështimi për rotacionin edhe situatën e përçarë të partive të reja, që nuk e maksimalizuan dot votën dhe morën shumë vota që nuk u përkthyen në deputëtë.

“Pse partitë e vogla nuk u bashkuan, pse e shpërdoruan votën e shqiptarëve. Edhe Adriatik Lapaj donte të provohej, mori 70 mijë vota dhe një mandat, e shpërdoroi bashkë me Agron Shehajn dhe të tjerët. Nuk e di nëse u bë sepse ishin delirant apo për rrethana të tjera, por nga kjo di se përfituan Rama dhe Berisha. Këta nuk arritën të bënin pol real që t’ia përballnin forcave të mëdha. Madje edhe deputetët që kanë dalë nga këto, dy prej tyre janë në SPAK. Rama dhe Berisha përfituan nga mosbashkimi i të rinjve”, tha gazetari për Report Tv.

Bala i cilësoi sukses partitë e vogla, edhe pse nuk arritën të merrnin më shumë mandate:

“Partitë e reja për mua kanë qenë sukses. Sepse nuk janë pak 70 mijë vota për Nisma Shqipëria Bëhet apo 60 mijë të Mundësia. Po mos të ndodhte përplasja me akuza ndaj tyre e të ishin bashkuar, do kishin maksimalizuar votën e të merrnin më shumë”, tha ai.

Kurse për pretendimet e opozitës për vjedhjen e votave dhe manipulimin, Bala theksoi se këto janë akuza pa prova dhe se Berisha duhet të largohet.

“Berisha nuk ka prova për vjedhje të zgjedhjeve, përgjegjësia për humbjen është e PD-së, pasi nëse të vjedhin ti duhet ta ruash. Sa i përket dorëheqjes apo “nenit Basha”, ai ka vlerë vetëm për Lulzim Bashën dhe jo për Sali Berishën. Pyetja është pse nuk ikën Berisha? Sipas statutit të PD ai duhet të dorëhiqet ose të ishte shkarkuar. Unë di se në PD po përgatitet pasardhësi i Sali Berishës, nuk është deputet, por aktiv në politikë”.

Hoxha i qëndroi tezës së Rama njohu opozitën e Berishës edhe kur ai nuk kishte vulën e partisë.

“Rama e njohu Berishën si opozitë edhe kur nuk kishte vulën, bënë kodin elektoral së bashku edhe kur nuk e kishte vulën. Unë mendoj se Berisha as nuk do dorëhiqet dhe as shkarkohet. Ai nuk do largohet asnjëherë nga PD, ose do vendosë një ‘presta nome’, një njeri të besuar dhe besnik”, tha gazetari. m.p.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV