Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsë! Një përmbysje e parimeve themelore të demokracisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ndaj mënyrës së zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit, duke deklaruar se procesi zgjedhor ka shkelur rëndë parimet themelore të demokracisë dhe standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira.

“Në këto zgjedhje u shkelen parimet më themelore të zgjedhjeve të drejta, për të cilat Shqipëria ka firmosur dokumentin e Kopenhagenit,” u shpreh Berisha në një deklaratë për mediat.

Ai shtoi se parimet e këtij dokumenti janë mishëruar në Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor të vendit, por sipas tij, janë anashkaluar plotësisht gjatë këtij procesi zgjedhor.

Sipas Berishës, ajo që ndodhi më 11 maj dhe gjatë gjithë periudhës zgjedhore përbën një “përmbysje të plotë të parimeve më themelore të zgjedhjeve të lira, të cilat kërkojnë që zgjedhësit të shprehin mendimin e tyre lirshëm për përfaqësuesit.”

Ish-kryeministri akuzoi se kontrolli mbi vullnetin e zgjedhësve ishte “i shumëformshëm dhe i përhapur në mbarë vendin”, duke përfshirë siç u shpreh ai, “çdo formë presioni, nga influencat e deritani tek kërcënimet dhe revolja në ballë”./e.s

Të fundit

Procesi/ Berisha në planin B, mosnjohje zgjedhjesh dhe betejë ligjore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për manipulim masiv të votës, shpërdorim fondesh publike dhe presion mbi zgjedhësit. Ai...

OKB: Mbi 28,000 gra dhe vajza të vrara në Gaza që nga tetori i vitit 2023

Më shumë se 28,000 gra dhe vajza janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023, sipas UN Women. Shifra...

Parashikimi i motit për sot, 21 maj 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas –...

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në një marrëveshje, për shkak të...

Lajme të tjera

Web TV