Është gjetur i djegur automjeti që dyshohet se u përdor nga autorët e vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja, i cili u ekzekutua me armë zjarri në lagjen nr.18 të qytetit të Durrësit pak pas mesnatës së të hënës (20 Maj).
Makina e atentatorëve u gjet në fshatin Gërdec, Bashkia Vorë. Brenda automjetit raportohet se ishte edhe një armë zjarri që ka dyshime se është përdorur nga autorët e krimit.
29-vjeçari Ermir Dedja, me origjinë nga Shijaku, kishte jetuar kohët e fundit në Gjermani, ku dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale.
Ai u qëllua për vdekje sapo kishte zbritur nga automjeti i tip tip BMW, në lagjen ku edhe banonte në qytetin bregdetar./e.s