Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kërcënojnë Izraelin: Nuk do rrimë duarkryq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësit e Britanisë , Francës dhe Kanadasë paralajmëruan sot se vendet e tyre “nuk do të rrinë duarkryq” përballë “veprimeve skandaloze” të qeverisë së Benjamin Netanyahut.

Në reagim thuhet se do të ndërmarrin veprime nëse Izraeli nuk ndal operacionin e tij të ri ushtarak në Rripin e Gazës dhe nuk heq kufizimet për hyrjen e ndihmës humanitare.

“Refuzimi i qeverisë izraelite për të ofruar ndihmë themelore humanitare për popullsinë civile është i papranueshëm” dhe “rrezikon të shkelë të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare”, thanë në deklaratën e tyre të përbashkët presidenti francez Emmanuel Macron , kryeministri britanik Keir Starmer dhe kryeministri kanadez Mark Carney.

Njoftimi u bë publik nga qeveria britanike.

“Ne kundërshtojmë çdo përpjekje për të zgjeruar vendbanimet në Bregun Perëndimor. Nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime të mëtejshme, duke përfshirë sanksione të synuara ”, shtuan ata, duke vënë në dukje se këto vendbanime janë të paligjshme dhe dëmtojnë qëndrueshmërinë e një shteti palestinez dhe sigurinë si të izraelitëve ashtu edhe të palestinezëve.

Tre udhëheqësit deklaruan gjithashtu se janë “ të vendosur për të njohur një shtet palestinez” brenda kornizës së “zgjidhjes me dy shtete ”. Macron, Starmer dhe Carney i bënë thirrje gjithashtu Hamasit që të lirojë menjëherë pengjet që mban që nga 7 tetori 2023.

“Izraeli pësoi një sulm brutal më 7 tetor. Ne gjithmonë kemi mbështetur të drejtën e Izraelit për të mbrojtur izraelitët kundër terrorizmit. Por ky përshkallëzim është plotësisht joproporcional”, theksojnë ata.

Tre vendet sigurojnë se mbështesin përpjekjet e bëra nga SHBA-të, Katari dhe Egjipti për një armëpushim në Rripin e Gazës .

“Një armëpushim, lirimi i të gjithë pengjeve të mbetura dhe një zgjidhje politike e qëndrueshme përfaqësojnë shpresën më të mirë për t’i dhënë fund vuajtjeve të pengjeve dhe familjeve të tyre, për të lehtësuar vuajtjet e pësuara nga qytetarët e Gazës dhe për t’i dhënë fund kontrollit të Hamasit mbi Gazën. Këto negociata duhet të kenë sukses dhe të gjithë duhet të punojmë drejt zbatimit të zgjidhjes me dy shtete, e cila është e vetmja mënyrë për të sjellë paqen dhe sigurinë e qëndrueshme që meritojnë si izraelitët ashtu edhe palestinezët dhe për të siguruar stabilitet afatgjatë në rajon”, shtuan ata./e.s

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV