Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjecar i cili ishte shpallur në kërkim pas kallëzimit të ish-së dashurës së tij, se më datë 16 maj ai e ka dhunuar fizikisht dhe e ka kanosur me mjet prerës, për të kryer marrëdhënie seksuale.
49-vjecari Admir Plaku u kap nga forcat e Komisariatit të Policisë Nr. 6 të kryeqytetit dhe do ti vihet në dispozicion organeve të drejtësisë.
“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, u kap shtetasi A. P, 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim policor, në bazë të kallëzimit të ish të dashurës së tij, se më datë 16.05.2025, e ka dhunuar fizikisht dhe e ka kanosur me mjet prerës, për të kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./e.s