Minxhozi: Ju tregoj ndryshimin e Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar sonte në “Real Story”, analizoi politikisht dy figurat e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin, të cilët rivalizuan njëri-tjetrin kokë më kokë në lista e hapura në qarkun e Tiranës.

Ai theksoi se Alimehmeti është një emër “rishtar” në politikë, kurse Jorida Tabaku është një politikane e maturuar.

Sipas tij, doktori Alimehmetit kur pyetet për çështje të nxehta apo tema të forta politike nuk merr “guximin” t’i komentojë ato, por tërhiqet dhe thotë se këto komente duhet t’i japë vetë PD.

“Alimehemti krahasuar me Tabakun është një rishtar politik përballë një politikaneje si Tabaku, nuk duhet ta harrojmë këtë. Kur pyetet për çështje të nxehta dhe kur është pjesa për të hyrë në debate të forta, menjëherë thotë se për këtë duhet të pyesni në PD, a thua se nuk është vetë përfaqësues në PD.

Një figurë e tillë, nëse do hynte garën për kreun e bashkisë së Tiranës, do ishte shumë atipike për bërthamën e egër që ka mbetur tani dhe që përfaqëson PD e sotme, ndërkohë që Tabaku i ka fituar betejat e veta, pse sulmohet Tabaku, sepse përbën një dalje nga skenari”, tha ai.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV