Europa dhe Mbretëria e Bashkuar kanë paralajmëruar për një sërë sankionesh të ndërmarra kundrejt Rusisë pas zhvillimit të telefonatës midis presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan, Donald Trump, pasi Moska nuk ndërmori asnjë hap për të përmirësuar marrëdhëninen Rusi-Ukrainë.
Mbretëria e Bashkuar tha se sanksionet e saj do të synojnë dhjetëra subjekte “që mbështesin makinën ushtarake të Rusisë, eksportet e energjisë dhe luftën e informacionit, si dhe institucionet financiare që ndihmojnë në financimin e pushtimit të Ukrainës nga Putin”.
“Putin deri më tani nuk e ka vënë në vend armëpushimin e plotë dhe të pakushtëzuar që ka kërkuar Presidenti Trump dhe të cilin Presidenti Zelenskyy e miratoi më shumë se dy muaj më parë”, tha Ministria e Jashtme.
Menjëherë më pas, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se BE-ja kishte miratuar sanksione që synonin flotën në hije të Rusisë prej rreth 200 anijesh dhe se sanksione të tjera ishin në proces. “Sa më gjatë të zhvillojë Rusia luftën, aq më e ashpër do të ishte përgjigjja jonë”, tha ajo.
Sakaq, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mirëpriti sanksionet e ndërmarra nga Bashkimi Europian teksa shkoi në rrjete sociale: “Është e rëndësishme të kufizohet rëndë flota ruse e tankerëve, e cila shërben për të financuar vrasjet, si dhe të gjitha skemat që Rusia përdor për të ndërtuar industrinë e saj ushtarake”. m.p.