“Putin vazhdon të luajë me kohën”, çfarë ka paketa e re e sanksioneve të BE?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Europian ka miratuar paketën e 17-të sanksioneve kundër Rusisë. Paketa e 17-të e masave ndëshkuese përfshin, ndër të tjera, një shtrëngim të mëtejshëm të masave kundër të ashtuquajturës flota hije ruse për transportin e naftës dhe produkteve të naftës si dhe shuarjen e kërcënimeve hibride. Lajmin e ka bërë të ditur në X, Shefja e Lartë e Politikës së Jashtme, Kaja Kallas.

“BE ka miratuar paketën e saj të 17-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke synuar afro 200 anije të flotës hije ruse. Më shumë sanksione ndaj Rusisë janë duke u marrë në konsideratë. Sa më gjatë që Rusia të bëjë luftë, aq më e ashpër është përgjigja jonë”, tha ajo, raporton A2 CNN.

Ajo gjithashtu theksoi se një paketë e 18-të sanksionesh është duke u planifikuar tashmë. Ndër të tjera, synon të parandalojë rifillimin e funksionimit të tubacioneve të gazit Nord Stream. Përveç kësaj, është planifikuar një ulje e çmimit maksimal për naftën ruse dhe sanksione të mëtejshme kundër sektorit financiar rus dhe kundër anijeve të flotës në hije ruse.

Bashkimi Europian dhe aleatët e saj perëndimorë janë duke goditur në mënyrë progresive flotën ruse të tankeve dhe kompanive të cilat i prodhojnë ato dhe të cilët përpiqen të anashkalojnë kufirin e çmimit të grupit të shtatë vendeve për naftën e papërpunuar ruse që nga fundi i vitit 2022. Sipas Kallas, paketa aktuale e sanksioneve do të ndalojë rreth 200 anije shtesë të hyjnë në porte në BE. Po kështu, operatorët nuk do të jenë më në gjendje të përfitojnë nga shërbimet e ofruara nga kompanitë evropiane. Rreth 30 aktorë ekonomikë do të preken nga kufizimet e reja të eksportit. Dhjetëra individë dhe kompani të tjera nuk do të lejohen më të bëjnë biznes në BE dhe gjithashtu duhet të kenë frikë nga ngrirja e aseteve.

Lexo edhe :  VIDEO/ Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në Nju-Jork

Arsyeja për ritmin e shpejtë të veprimit është se përpjekjet për paqe në Ukrainë kohët e fundit kanë dështuar të japin rezultate të prekshme dhe kërkesat perëndimore për një armëpushim të menjëhershëm nuk janë përmbushur. m.p.

Të fundit

Operacioni anti-drogë/ Dumani: Është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme

Në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të drejtësisë italiane, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se...

Hailey Bieber flet për mëmësinë dhe zërat për divorc: Është periudha më e ndjeshme

Hailey Bieber është lodhur nga fakti që jeta e saj po analizohet në mënyrë të detajuar, veçanërisht pas ardhjes në jetë të fëmijës së...

“Mafia shqiptare”/ Prokurori Publik i Barit: Të vendosur për të luftuar këtë “kancer”

Prokurori Publik i Barit dhe Prokurori i Përgjithshëm, Roberto Rossi, ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve ligjzbatuese italiane dhe shqiptare në luftën kundër...

Megaoperacioni antidrogë, arrestohet administratori i autobusëve të linjës Shqipëri-Itali

Megaoperacioni i koduar “Ura” mes autoriteteve shqiptare e italiane është shtrirë edhe në qytetin e Fierit. Mes 52 urdhër-arresteve të lëshuara është edhe Ligor...

“Treni bullgar” i PS nuk e justifikon dot “Ruletën ruse” të PD

Nga Ylli Manjani "Treni bullgar" i PS nuk e justifikon dot "Ruletën ruse" të PD. Kjo e fundit tashmë eshtë vetvrarë nga loja e ruletës....

Lajme të tjera

Web TV