Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka dhënë detaje më tepër në lidhje me operacionin e madh ndërkombëtar antidrogë të zhvilluar në Shqipëri dhe në Itali.
Ai tha se në këtë operacion, ku janë lëshuar 52 urdhër-arreste, kanë marrë pjesë 349 efektivë në total. Në operacion janë përfshirë disa struktura të policisë.
Ilir Proda: Operacioni ka qenë tepër i madh. 349 policë janë përfshirë në operacion. Në operacion është përfshirë edhe RENEA. Policia e Shtetit po tregohet e vendosur për të luftuar krimin. Në operacion janë përfshirë disa struktura të policisë./e.t