Deputeti më i votuar/ Blendi Gonxhja tregon a do të garojë për Bashkinë e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja ishte kandidati më i votuar nga listat e hapura, duke fituar besimin e 24.802 qytetarëve të Tiranës, të cilët e votuan në zgjedhjet e 11 majit.

Numri i lartë i votave preferenciale sipas Gonxhes është përgjegjësi e madhe, por ai nuk e fshehu krenarinë për rezultatin.

Nuk diskutohet që është një barrë shumë e madhe. Është një gëzim, është një krenari, është një kënaqësi kur shikon rezultatin, por nga ana tjetër është automatikisht një përgjegjësi shumë e rëndë, shumë e madhe, që duhet të përkthehet menjëherë në përveshje mëngësh për të punuar”, u shpreh Gonxhja.

I pyetur nëse ky votëbesim do t’i hapë rrugën për të garuar për Bashkinë e Tiranës, Gonxhja iu përgjigj gazetarëve duke thënë se zgjedhjet e 11 majit dhe rezultati i tyre nuk kanë lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale, që mund të zhvillohen për kryeqytetin.

Mendoj se Bashkia e Tiranës zyrtarisht e ka kryetarin e vet, e ka datën e vet të zgjedhjeve në kohën e vet. Mendoj që nuk ka lidhje me këtë gjë. Natyrisht pritshmëria shumë pozitive e kryeqytetasve, në këtë rast e Qarkut Tiranë të mbush me krenari, por ta thashë, nuk shoh lidhje direkte me Bashkinë Tiranë”, tha ministri./E.T

Të fundit

Operacion kundër terrorizmit në Fushë Kosovë dhe Malishevë, në pranga dy persona

Dy persona të dyshuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, dhe për shpërndarje të ideologjisë për organizata terroriste përmes...

Të shtëna me armë pranë selisë së CIA-s

Një incident u regjistrua këtë të enjte jashtë selisë qendrore të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Langley, ku rojet e sigurisë hapën zjarr, duke...

Shakira rrëzohet në skenë (Video)

Superylli kolumbian Shakira vijon me turneun e saj të shumëpritur botëror Las Mujeres Ya No Lloran, i cili filloi në shkurt të këtij viti....

Si u kthye “treni bullgar” në furgon për Elbasan

Nga Ylli Pata Belind Këlliçi, ishte i pari eksponent i lartë politik i PD që tha se kemi dyshime se është përdorur “treni bullgar” në...

Sekuestrimi nga SPAK, reagojnë avokatët: Veliaj dhe Xoxa nuk janë pronarët e pronës

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme njoftoi se ndaj veliajt janë shtuar edhe 6 akuza të tjera, ndërsa së bashku me Ajolën akuzohen për...

Lajme të tjera

Web TV