Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bledar Himçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka denoncuar në një konferencë për mediat një ngjarje të dyshimtë që ndodhi në barin e Dervish Beqirit, kryeplakut të një fshati.

Sipas Himçit, gjatë qëndrimit në këtë lokal, ai ka gjetur fletë votimi të vulosura. Ai shtoi se Beqiri, i cili ishte vëzhgues i Partisë Socialiste në Peqin, i shpjegoi se këto fletë votimi ishin thjesht “për të mësuar dorën”.

Ngjarja ka ngritur dyshime në lidhje me mundësinë e manipulimit të procesit zgjedhor. Ky denoncim erdhi gjatë një konference për media të organizuar nga Himçi dhe kreu i PD-së, Sali Berisha.

Bledar Himçi, përfaqësues i PD: Në bar kafe gjeta fletë votimi të vulosura. Isha në lokalin e kryeplakut Dervish Beqiri. Paralel me qendrat e votimit ishin zyrat e patronazhistëve. Dervish Beqiri më tha se fletët janë sa për të mësuar dorën. Beqiri ishte vëzhgues i PS-së në Peqin./e.s

Të fundit

Fituesi i Eurovision: Do doja që konkursi i radhës të mbahej në Vjenë, pa Izraelin

JJ, përfaqësues i Austrisë dhe fitues i Eurovision 2025, komentoi rastin kontrovers të pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin më të...

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Gjermani, plagoset 11-vjeçari

Një djalë njëmbëdhjetë vjeçar u plagos me thikë në një shkollë në Berlin të enjten. Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes...

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e SPAK, thuhet se...

Alibeaj: Vetëm Berisha s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

Zgjedhjet përfunduan dhe pritet vetëm certifikimi i tyre nga KQZ, ku PS mori 83 mandate me gati shumicë të cilësuar, PD dhe aleatët ‘madhështorë’...

Britania e Madhe do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe ka njoftuar fillimin e një programi pilot për kastrimin kimik të personave të dënuar për krime të rënda...

Lajme të tjera

Web TV