Si i la Berisha 220 mijë vota jashtë koalicionit opozitar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kandidati i partisë ‘Koalicioni Euroatlantik’, Shemsi Prençi, është shprehur se kryedemokrati Sali Berisha nuk bëri përpjekjet e duhura për të futur në të njëjtin koalicion partitë e tjera të opozitës, që sipas tij, morën 220 mijë vota.

Komentet Prençi i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ , ku tha se Berisha harxhoi më shumë energji për të futur brenda koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ parti që nuk kishin vota, sesa subjektet politike që kishin më shumë mbështetje qytetare.

Ai tha gjithashtu se nëse të gjitha partitë opozitare do të bashkoheshin në një front të vetëm, do të krijohej një frymë e cila sipas Prençit, do të sillte të paktën 100 mijë vota shtesë për opozitën dhe do të parandalonte fenomenet e tjetërsimit të votës.

“Lidershipi i opozitës më shumë energji harxhoi për të marrë në koalicion parti inekzistente që nuk kanë marrë asnjë votë, që s’kanë patur as kandidatë brenda koalicionit. Partitë që kanë patur kandidatë, si Partia e Lirisë, Partia e Re Demokratike e drejtuar nga Sali Shehu, ka marrë 1400 vota.

Pra të konsumosh energji për të marrë një parti me 1400 vota dhe të mos konsumosh energji për të futur brenda koalicionit 220 mijë vota, që janë gjithsej 7 parti politike të opozitës, kjo nuk është largpamësi e një lideri që synon rotacionin politik. Do ishte krijuar edhe fryma, do të ishin edhe mbi 750 mijë vota. Berisha ka deklaruar në media që Lapaj, Agron Shehaj, Lulzim Basha, janë paterica të Partisë Socialiste.

Nëse do vijojmë t’i bëjmë qejfin Sali Berishës, ne e kemi groposur demokracinë. Nëse do vijojmë të jemi kriticienë racionalë për fenomenet që kanë ndodhur në zgjedhje, ne i bëjmë mirë PD-së, demokracisë, por edhe vetë Berishës. Fryma e një opozite të bashkuar lëviz të paktën 100 mijë vota në Shqipëri. Pastaj kjo frymë parandalon edhe fenomenet e tjetërsimit të votës”, tha Prençi.

Të fundit

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

“PD ia dha vetë fitoren Ramës”, avokti Daci: Babai im dhe fëmija im ende shohin Berishën

Avokati Jordan Daci shprehet se pretendimet e PD-së për ‘tren bullgar’ në zgjedhjet e 11 majit nga PS-ja nuk qëndrojnë dhe madje janë iluzione...

Zija Ismaili, mjeku që firmosi “aksidentin” e Kosta Trebickës, sot deputet i Berishës

Në legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike ka futur në Kuvend Zija Ismailin, mjeku që firmosi ekspertizën mjeko-ligjore...

Mero Baze: Apartamenti i Veliajt sot ishte mesazh i koduar nga SPAK për britanikët

Ish-këshilltari i Tony Blair, Alastair Campbell ka kritikuar në podcastin e tij të fundit mbajtjen në burg të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pa...

Lajme të tjera

Web TV