Si u kthye “treni bullgar” në furgon për Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Belind Këlliçi, ishte i pari eksponent i lartë politik i PD që tha se kemi dyshime se është përdorur “treni bullgar” në njësinë 9 në Tiranë. Çfarë është “treni bullgar”?

Është ajo që një votues, merr një fletë votimi nga një person jashtë qendrës dhe e hedh në kuti, ndërkohë që fletën e marrë nga ana e komisionit të Qendrës së Votimit, të sigluar me partinë përkatëse, e fut në xhep, ja jep personit që i dha fletën, e ky me radhë ja jep votuesve jashtë.

Sot ka më shumë se dy elementë që mund ta zbulojnë këtë gjë. Së pari, siglimi i fletëve të votimit me numër rendor sipas çdo votuesi që hedh firmën në procesverbal dhe që bën kalimin elektronik të kartës së idenitetit. Së dyti, sistemi i kamerave të sigurisë brenda QV, jashtë QV.

Por nëse kërkon opozita, mund të hapë kutitë, ja ka dhanë të drejtën Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta aktuale, atë të drejtë që Sali Berisha me arrogancë, nëpërmjet Arben Ristanit në 2009, ja mohoi opozitës, duke i djegur materialet zgjedhore në Lundër.

Çfarë janë materialet zgjedhore? Gjithçka përveç fletëve të votimit. Procesverbalet e orarit, korrespondimit të emrit të votuesit me numrin rendor të fletës së votimit, firmën përkatëse, ngjyrosjes së gishtit, e natyrisht kalimin në pajisjen elektronike të kartës së identitëtit, e cila nxjerr një faturë, që ruhet në sirtar nga një anëtar i Komisionit të QV, e që futet në kutinë e materialeve zgjedhore.

Sot Sali Berisha, nuk e paraqiti fare rastin Këlliçi. i cili ishte dyshim. i cili mbështetjej thjeshte në palosjen e njëjtë e disa fletëve të votimit.

Të gjithë votuesit e 11 majit e dijnë kërkesën që u bëhej nga komisinerët që duhet të lënë jashtë vulën gjatë palosjes. Që do të thotë, që me këtë logjikë një pjesë e madhe e zgjedhësve e kanë zbatuar, për të qenë korrektë. E gjitha kjo bëhet thjeshte për efekt visual, që komisioni i Grupeve të Numërimit ta paraqesë nëpër kamerat live dhe servera përcaktimin e qartë të vulës, për efekt sa më të shpejtë përpunimi. Kemi të bëjmë me një çështje teknike.

Lexo edhe :  Takimi në 1978 me Kadri Hazbiun në Luaras- Si e shpëtoi babanë tim nga verbimi

Nëse realisht PD, dyshon për tren bullgar, le të hapë kutitë dhe materialet. Sot e ka atë të drejtë. Mund ta bëjë automatikisht pa asur nevojë që të bëjë grevë urie para kryeministrisë siç bëri PS në 2009. Madje mund ta çojë në SPAK, i cili perdor edhe kamerat e bizneseve përreth. Për të rritur këndvështrimin. Pra, rruget e Zotit janë në këtë rast, të pafundme!

Materialet nuk i djeg dot Arben Ristani. Sepse së pari nuk është me Sali Berishën, së dyti, ka një rregull tjetër. Ndaj ajo që Sali Berisha paraqiti nuk ishte rasti i ngritur nga Këlliçi në lidhje me një QV apo disa në njësinë 9 në Tiranë, por një kandidat në Elbasan. Le t’i kërkojë Celibashit të hapë kuititë, e s’ka nevojë për tu larguar askush.

Do të jetë një proces i gjatë, por shumë interesant, pasi siç ndodhi me votën për diasporën për herë të parë, do të bëhej për hrë të parë transparenca e grupeve të numërimit që siç dihet kontrollohen nga dy partitë e mëdha.

A mund ta bëjë Berisha këtë? Po! A do ta bëjë? Natyrisht që jo! Sikur ta bënte, do të ishte mirë, pasi në vend që të flitet për trrenat bullgarë do të kishim një transparencë publike të procesit të numërimit dhe administrimit të votës.

Ndërkaq, sot kur Berisha premtoi nxjerrje faktesh për të ashtuquajturin “trenin bullgar” e zëvendësoi me furgonat e Elbasanit./e.t

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, KSHZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, për qarqet...

Prekëse/ Vajza e Dr. Florit këndon këngën e të atit, artistët shperthejnë në lot (Video)

Spektakël, emocione dhe lot! Kënga, shpirti dhe dashuria për Dr. Florin u ndezën sërish në një nga momentet më prekëse të vitit. Vajza e artistit të...

Denoncimi i Berishës: Famozin Arkend Balla e kanë projektuar për ministër të Brendshëm

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka denoncuar në një deklaratë për mediat se Arkend Balla, i cili ka kandiduar për Durrësin dhe është më...

Zbulohen 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 të arrestuar

Policia greke ka përfunduar para pak një operacion në shkallë të gjerë të quajtur “Kerveros”, gjatë të cilit u arrestuan 23 persona të përfshirë...

PD: Dështimi me votën e diasporës, përgjegjësi e Celibashit

Partia Demokratike ka deklaruar se do të ndjekë procedurat ligjore për dështimin e procesit të votës të diasporës që erdhi si pasojë e shpëndarjes...

Lajme të tjera

Web TV