SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e SPAK, thuhet se kandidatët duhet të plotësojnë aplikimin online dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet brenda datës 6 qershor të këtij viti.

Komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave përbëhet nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e posaçëm Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Kujtojmë se drejtueses së BKH, Aida Hajnajt i mbaron mandati në 31 gusht. Edhe pse Hajnaj, e cila ka drejtuar BKH-në për pesë vite, kishte shprehur interes që në muajin mars, ajo nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar.

Njoftimi i SPAK:

Bazuar në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, nenin 6, nenin 33, pikat 2 dhe 3, nenin 34, nenin 37, nenin 38, pikat 2 dhe 3, Urdhrin nr. 11794, datë 07.04.2025 “Për ngritjen e Komisionit të Përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit” të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Vendimin nr.5 datë 22.05.2025 të Komisionit të Përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, shpall thirrjen e hapur për aplikim për pozicionin “Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

Procedura e përzgjedhjes kryhet në fazat si vijon:

a) Ekzaminimi paraprak i aplikimit;
b) Vizitë mjekësore dhe test për aftësitë fizike;
c) Provim i zgjeruar me shkrim (Ese) dhe test për arsyetimin logjik;
d) Testi i poligrafit dhe intervistë në panel;
e) Verifikim figure, deklarim i pasurisë;
f) Identifikimi i kandidatit fitues, trajnimi dhe emërimi.
Për fazën e shqyrtimit të Aplikimit:

Kandidati duhet të plotësojë aplikimin on line (linku http://spak.gov.al/wp-content/uploads/2025/05/Formulari-aplikim-Drejtor-BKH.docx ) duke dorëzuar në formë elektronike të firmosur dhe skanuar, në adresën e-mail: aplikimbkh@spak.gov.al, si dhe fizikisht në protokollin e Prokurorisë së Posaçme:

Formularin e aplikimit on line.

Dokumentacionin dhe vërtetimet për plotësimin e kritereve të përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të BKH-së të përcaktuara në nenin 34, pika 2 të Ligjit nr. 95/2016, si më poshtë:

a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor;
b) ka eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;
c) ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;
ç) nëse ka qenë apo është punonjës i Policisë së Shtetit, të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”;

Lexo edhe :  GJKKO konfiskon 5 pasuri të Indrit Veizit dhe liron nga sekuestro 4 të tjera!

d) të mos jetë në hetim apo gjykim për një vepër penale, të mos ndodhet në kushtet e pazgjidhshmërisë në një funksion publik, sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar, si dhe të nënshkruajë formularin e vetëdeklarimit në zbatim të atij ligji;
dh) nuk ka mbajtur funksione politike në administratën publike ose funksione drejtuese në partitë politike të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit përpara momentit të kandidimit;
e) ka marrë vlerësim maksimal për aftësitë e tij profesionale, etike dhe integritetin moral, nëse i është nënshtruar vlerësimeve të mëparshme, sipas legjislacionit në fuqi;
ë) ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e “shkarkimit nga detyra”, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e kandidimit;

f) të mos ketë qenë dhe të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i ndonjë shërbimi inteligjent;
g) në periudhën 29.11.1944 – 2.7.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i degëve të punëve të brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaçme;
gj) të japë pëlqimin për t’iu nënshtruar testit të poligrafit. Informacioni në raportin e përgatitur nga specialisti i poligrafit mbahet në konsideratë gjatë procesit të përzgjedhjes.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm brenda datës 06.06.2025. Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë Sektorit të Arkiv-Protokollit të Drejtorisë së Dokumentacionit dhe Burimeve Njerëzore të Prokurorisë së Posaçme në një zarf të mbyllur, i cili i drejtohet Komisionit të Përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kandidatët duhet të plotësojnë të gjitha rubrikat e Formularit të Aplikimit. Nëse një fushë apo informacion nuk është mbushur, nuk është i lexueshëm, ose është i pakuptueshëm, aplikimi do të refuzohet. Gjithashtu, nëse formulari i dorëzuar nuk tregon se aplikanti përmbush minimumin e kritereve të përcaktuara në ligjin 95/2016, aplikimi do të refuzohet. m.p.

Të fundit

Shqiptarët, të dytët më të refuzuar në kufijtë e BE! Pas nesh renditen moldavët

Shqiptarët janë të dytët më të refuzuarit në kufijtë e Bashkimit Europian, pas ukrainasve (19 595). Në total në kufijtë...

Seanca e Troplinëve, mes të ndaluarve edhe Altin Morina, avokatët: Keni veç Sky…

Seanca për 14 persona e arrestuar me urdhër të SPAK si pjesë e grupit të Troplinëve në Durrës vijon prej më shumë se katër...

Sukses historik për Shqipërinë, Downtown One fiton çmimin e parë në konkursin global

Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare të ndërtimit, duke u renditur mes fituesve kryesorë në një nga konkurset më prestigjioze...

Po vjen ndryshimi i madh! Rusia gati të paraqesë planin e paqes për Ukrainën

Pas shkëmbimit të të burgosurve Rusia është gati të paraqesë planin e paqes me Ukrainën. Këshu deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov,...

Juristi analizon PD: “U vjen keq për Alimehmetin? Flamur Noka le t’i lëshojë mandatin”

Partia Demokratike nuk ka asnjë provë për manipulim apo vjedhje të zgjedhjeve, pasi qëllimi i saj është vetëm mbajtja në detyrë e kryetarit Sali...

Lajme të tjera

Web TV