“Duam të marrim mandatin e Alimehmetit”/ Belind Këlliçi tregon rrugën që do të ndiqet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik për Tiranën, Belind Këlliçi zbuloi se PD do ta ankimojë vendimin e KQZ për kryeqytetin dhe do të kërkojë rishikimin e votave të pavlefshme.

Sipas Këlliçit, në Tiranë ka pasur mbi 17 mijë vota të pavlefshme, dhe rivlerësimi i tyre do të sjellë mandatin e mjekut Ilir Alimehmeti, i cili është humbur për 100 vota.

“Në diasporë ka pasur kuti me rezultat 97% në favor të Partisë Socialiste. Kjo ka ndodhur me votat e Greqisë. Një ekspert kaligrafie do ta evidentonte se është një dorë që ka plotësuar qindra vota.

Të vjen keq që një mundësi që iu dha shqiptarëve jashtë u bë pis nga partia shtet. Mendonim se DHL do t’i qëndronte të gjitha angazhimet. Në Greqi, DHL ia ka nënkontraktuar shpërndarjen e zarfeve dy kompanive lokale. Ne i kemi bërë publike këto shkelje.

Këto janë denoncime që po çojmë te partnerët. PS ka humbur vota në Tiranë. Ka rreth 18 mijë vota më pak. Por për shkak të pjesëmarrjes së ulët në votim dhe partive të reja… Mandatin e fundit e kemi humbur për një grusht votash dhe nuk do të dorëzohemi.

Do të bëjmë një kërkesë, janë 17 mijë vota të pavlefshme në Tiranë. Të mjaftueshme për të marrë mandatin e tij dhe një tjetër. Dyshojmë se ka manipulime në votat e pavlefshme”, tha Këlliçi ./E.T

Të fundit

Si e kam njohur unë Artan Lamen

Ulsi Manja Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës...

E rëndë në Tiranë/ Italiani ndërron jetë pas ndërhyrjes në një klinikë dentare

Një 63-vjeçar Italian ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe shkaku dyshohet të ketë lidhje me një ndërhyrje kirurgjikale që ai kishte bërë më...

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: 107 kallëzime, 7 të arrestuar

Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve,...

A e dinit se kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin?

Çdo mëngjes, miliona njerëz në mbarë botën zgjohen dhe shkojnë drejt e në kuzhinë për të mbushur veten me një filxhan kafe; me shpresën...

Sot hapet tuneli i Llogarasë/ Deri më 15 shtator pa pagesë

Sot hapet tuneli i Llogarasë, i cili përgjatë gjithë sezonit turistik do të jetë i aksesueshëm nga mjetet. Kjo vepër shkurton distancën drejt bregdetit të...

Lajme të tjera

Web TV