Leksioni i fundit i jetës nga Artan Lame: “Mos u zini, ka vend për të gjithë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ndërsa Artan Lame nuk ndodhet më midis nesh, gazetarja dhe mikja e tij Anila Basha ka risjellë në kujtesën e secilit një ndër shkrimet e rralla të Tanit, shkruar disa vite më parë.

“Miq… Mos u zini kot. Ka për të gjithë”, nis shënimi i Artan Lames, shkruar rreth 9 vite më parë, në një kohë kur për herë të parë luftoi me vdekjen, një betejë që e fitoi dikur, por që nuk arriti ta mposhte dhe sot.

Falenderues për jetën e dytë, Lame shkruante sesi bota mund të ishte më e denjë, sesi njerëzit mund të ishin më të mirë dhe vuajtjet e jetës të kalonin pa shumë vështirësi, “në doni ta bëni një gjë, bëjeni, pasi kur të doni, ndoshta s’do mundeni dot më”, shkruante Tan Lame, njeriu me zemër të madhe.

Shkrimi i Artan Lames, i risjellë nga Anila Basha:

Miq… Mos u zini kot. Ka për të gjithë. Duajeni më shumë njëri-tjetrin. Nëpër ditët kur isha hequr mënjanë botës dhe orët i kaloja veç mes dhembjesh fizike që nuk mbaronin e nuk mbaronin, kuptova pikërisht këtë gjë. Shpikim e sajojmë mes nesh kaq shumë keqdashje, zili, cmirë, urrejtje, hile, që e bëjnë m’kot edhe më të dhimbshme botën tonë, që edhe pa to është plot dhimbje. Dhe që në fakt është plot njerëz të mirë e qëllim mirë, njerëz të vojtur e të ndershëm, njerëz të mësuar me mundimin dhe vuajtjen dhe që i kalojnë ato pa shume filozofi, thjesht i kalojnë….

Bota mbështet mbi hapësirën dhe kohën. Atëhere në doni ta bëni një gjë, bëjeni, pasi kur të doni, ndoshta s’do mundeni dot më”. m.p.

Të fundit

Incidenti me maturantin serb në Mitrovicë, Daçiç: Urdhër-arrest për policin shqiptar

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Ministria e Brendshme ka lëshuar një urdhër arresti për oficerin...

Presidenti Begaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë amerikan

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua në Dayton, Ohio, me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Christopher Landau. Presidenti Begaj...

Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja e veçantë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donal Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, konkretisht në Zyrën Ovale, familjen shqiptare Xhaferi. Mësohet se kjo...

Më shpejt nga sa mendoni! Egli rikthehet me një këngë të re

Egli Tako do të vijë me një këngë të re! Ish-banorja e “BBVA 4”, përmes një postimi në Instagram, ka treguar se do të...

80-vjetori i Teatrit kombëtar, mes sfidave e premtimeve për statusin e artistit

80-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar në Shqipëri, është kujtuar në Arturbina, duke rivënë në skenë shfaqjen e parë që shënoi themelimin, “Topazin” e...

Lajme të tjera

Web TV