Sikur Saliu të ishte pak si..Trump-i

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR AJAZI
Gjithmonë e kam menduar muajt e fundit faktin, dhe mendoja “sikur Sali Berisha të ishte të pak si Donald Trump”. Besoj fort se Shqipëria do të ishte më e mire, besoj se politika e atij krahu do të ishte më konstruktive, më bashkëpunuese, më demokratike, më e besueshme, dhe më produktive. Por Sali Berisha nisi ti ngjasë Turmp-it, pasi ai fitoi zgjedhjet, pasi ai bëri një fushatë aq demokratike, aq progresiste, dhe aq ngjitëse tek elektorati i tij amerikan. Saliu nisi ti ngjasë Trump-it, vetëm kur ai nisi ngjtjen drejt fitores, dhe tha “unë jam fiks si ai, ne ngjasojmë pasi kemi fate të njëllojta politike”. Dhe për një moment, dikush e besoi. E besoi se “edhe Saliu ynë, e kishte fatin si Donald Trump, vuajti sa ai, hoqi peripeci sa ai, dhe ja doli të vinte sërish në postin e presidentit të SHBA, me vota dhe jo llafe kuturru”. Po ta dëgjoja Saliun ato ditë Nentori 2024, do ta besoje se “ai e njihte prej 30 vitesh Donald Trump, dhe ishin miq të ngushtë ideali bashkë”. Madje dikush besoi se “Trump do ta mbështeste Berishën gjatë fushatë, dhe ai do të vinte në pushtet duke rrëzuar Edi Ramën”. Të gjitha këto, ishin e rezultuan llafe katundi. Asgjë nuk ndodhi. Asgjë nuk ngjau, pas mbështetja trumpiste, as fushata trumpiste, dhe as “magjia Civita” që Berisha të rikthehej në pushtet pas 12 vitesh në opozitë. PD dhe Berisha, do të rrinë edhe 4 vite të tjera apo dhe më shumë ndoshta në opozitë. Edhe këto 4 vite, ata do ta shtyjnë me “protesta, mallkime dhe akuza ndaj PS dhe Edi Ramës, edhe 4 vite ata do ta shtyjnë me skenare dhe të tjera gjëra aspak produktive për atë krah të politikës, duke thelluar kënetën e tyre 35 vjeçare. Por mendo pak, sikur Saliu të ishte “pak si Trump”, çfarë do të kishim ? Natyrisht do të kishim tjetër tabllo dhe prezantim të tij si politikan, si burrë shteti, si njeri i lirë që demokracinë, e ka jo si fasadë, por si busull drejtimi në misionin e tij. Natyrisht do të kishim një tjetër Sali, që nuk sfidon organet e drejtësisë, duke i ofenduar ditë e natë, por duke ju përgjigjur drejt dhe me korrektësi thirrjeve të prokurorisë dhe gjykatave. Por ja që Saliu nuk u bë, dhe nuk do të bëhet kurrë Trump. Kjo për faktin sepse Berisha ynë, kopjon gjithmonë gjënë e gabuar. Ai gjithmonë shkon drejt fatalitetit politik, kur i preken interesat. Dhe mirë e bën. Ndoshta kjo mënyrë reagimi dhe drejtimi, e ka mbajtur kaq gjatë në politikë, por dhe në krye të PD-së. Tani ka ardhur momenti, kur ai nuk pyet fare për fatin e asaj partie, (të militantëve jo dhe jo) pasi më shumë rëndësi ka sot, mosprekja e interesave të tij, dhe sigurimi i paprekshmërisë të familjarëve të tij, nga ndëshkimi ligjor.

Të fundit

Gramsh, prindërit paralajmërojnë protestë: Fëmijëve nuk iu ndalej temperatura

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me helmimin e disa fëmijëve në Gramsh. Prindërit shprehen se fëmijët e...

“Janë njerëz pa fe. Edhe ateizmi është fe”. Preç Zogaj i kujton Berishës nenin “Basha”

Mban numrin 45 në statutin e Rithemelimit të PD-së, miratuar mes brohoritjeve në stadiumin e ‘Air Albania’ në 11 dhjetor të vitit 2021. Flet...

Jorida Tabaku pranon dështimin e PD-së: Nuk ia dolëm për rrotacionin

Arriti të sigurojë mandatin në Tiranë por sërish nuk e quan betejë të fituar. Jorida Tabaku shprehet se aksioni opozitar duhet riformatuar. Arsyeja pse Tabaku...

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë helmuar nga ushqimi që kanë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Lajme të tjera

Web TV