Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri i publikuar në revistën “Alzheimer’s & Dementia” ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata që nuk janë martuar kurrë, të divorcuar ose të ve, kanë një rrezik 50% më të ulët për të zhvilluar demencë krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre të martuar.

Studimi është kryer në SHBA me mbi 24,000 persona të moshës 50 deri në 104 vjeç dhe është ndjekur për një periudhë prej 18 vitesh. Ata iu nënshtruan testeve periodike neuropsikologjike për të verifikuar statusin e tyre njohës. Që në testin e parë disa kishin treguar shenja të një deficiti të lehtë njohës, por tek ata që nuk ishin të martuar kjo rrallë shndërrohej në demencë të plotë.

Për të konfirmuar besueshmërinë e rezultateve, studiuesit analizuan edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në zhvillimin e demencës, siç janë mosha, gjinia, etnia, arsimi, pirja e duhanit dhe aspekte të tjera të shëndetit fizik dhe mendor.

Sipas studiuesve, personat e martuar kanë tendencë të kenë një jetë më të izoluar socialisht dhe më të strukturuar, çka mund të ndikojë negativisht në stimulimin e trurit. Duke u mbyllur në një univers rutinë “çifti”, truri do të stimulohej më pak dhe për këtë arsye do të vuante më lehtë nga rënia njohëse. Ndërsa beqarët janë në përgjithësi më të pavarur, një faktor tjetër që ndihmon në mbajtjen e mendjes aktive.

Megjithatë, rezultatet nuk janë përfundimtare. Studime të mëparshme kanë treguar se martesa mund të ketë efekte mbrojtëse, falë mbështetjes emocionale dhe ndërveprimit të përditshëm me partnerin.

Autorët sugjerojnë se një jetë më aktive shoqërore dhe më pak rutinore, mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit nga rënia njohëse./e.t

Të fundit

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të...

Lamtumira e një legjende, Luka Modric përcillet mes duartrokitjeve nga Bernabeu

Real Madrid e ka mbyllur me fitore këtë edicion në La Liga, duke mundur në “Santiago Bernabeu” Real Sociedadin me shifrat 2-0, ku protagonist...

Lajme të tjera

Web TV