Autoria e programit ‘Gjërat Tona’ Etleva Delia zbuloi detaje të tjera lidhur me arrestimin e Xhevdet Plakut në Gjirin e Lalzit ditën e sotme. Delia tha se Sky Ecc ka ndihmuar shumë në hetime dhe nëpërmjet saj janë zbuluar lidhjet në botën e krimit.
Më tej, gazetaria vijoi duke thënë se edhe pse masat e sigurisë nuk janë ekzekutuar ende, grupet janë goditur pasi goditja e financave është një e rëndë për ta.
“Me shumë mundësi kanë qenë në monitorim prej kohësh, pavarësisht se njëri prej tyre ishte në kërkim dhe nuk po arrestohej. Për Plakun ka pasur sinjale nga ndërkombëtarët. SKY po ndihmon shumë autoritetet për të zbërthyer lidhjet e botës së krimit, dhe nëpërmjet saj janë zbërthyer lidhjet. Në operacionin Ura ishin tre bashkëpunëtor të drejtësisë, dy italianë dhe Nuredin Dumani.
Edhe në rastet kur masat e sigurisë nuk ekzekuton, janë goditur paratë sepse ka pasur sekuestrime. Kur goditen financat e grupeve, kjo është goditja më e madhe, është zbërthyer linja e tyre e trafikut.” /e.t