Sipas ekspertëve, për të shijuar një marrëdhëinie të suksesshme, duhet më shumë se thjesht “të kaloni kohë së bashku”. Më poshtë gjeni 4 këshilla bazë për një jetë romantike të lumtur, bazuar nga psikologë dhe terapistë marrëdhëniiesh.
Të ndiheni rehat me njëri-tjetrin
Çiftet e lumtura shpesh i referohen me shaka njëri-tjetrit si një “këpucë e vjetër”. Ky përshkrim i referohet ndjesisë, jo pamjes. Ata nuk po e përshkruajnë njëri-tjetrin si të konsumuar, por si të rehatshëm për t’u veshur.
Dy të dashuruar duan të jenë pranë njëri-tjetrit sepse ashtu mund të jenë 100% vetvetja, pa grim, pa veshjet më të bukura, ashtu të shkujdesur. Pra, silluni si një “këpucë e rehatshme” për partnerin/en: Krijoni një hapësirë të sigurt inkurajuese dhe tërheqëse për njeriun tuaj të zemrës.
Të flisni
Çiftet e lumtura nuk ulen në një restorant, hanë dhe kaq. Ata flasin. Për gjithçka. Por ata gjithashtu dëgjojnë dhe i kushtojnë vëmendje njëri-tjetrit. Brenda një marrëdhënieje të shëndetshme, nuk ka tema “tabu”. Çiftet e lumtura thonë se dialogu i shëndetshëm bashkon më tepër sesa ndan. Është “klisheja”, të cilët ekspertët s’do ndalojnë kurrë së thëni: Komunikoni, flisni lirshëm!
Të qeshni
Çiftet që qeshin bashkë, qëndrojnë bashkë. Po, keni nevojë për dashuri, përkushtim, respekt, admirim të ndërsjellë dhe gjithçka tjetër, por ju gjithashtu duhet të argëtoheni së bashku. Ah, edhe një arsye tjetër? E qeshura lëshon endorfina që ju bëjnë të dëshironi të rrini më shumë me njëri-tjetrin
Dr. Doris Bazzini, në bashkëpunim me autorë të tjerë, studioi ndikimin e të qeshurit në kënaqësinë e marrëdhënies dhe nga studimi, rezultoi se çiftet që rikujtonin situata të kaluara që përfshinin të qeshura të mëdha, raportonin kënaqësi më të lartë të marrëdhënies.
Vëmendja selektike
Doni t’i kujtoni partnerit/es pse ai/ajo u dashurua me ju? Bëjini të ndihen sikur ata janë i vetmi person në dhomë, madje edhe në turmë. A nuk është kjo mënyra si u sollët kur u dashuruat për herë të parë?
Mbani kontaktin me sy. Lëreni telefonin në xhep dhe mos i kushtoni vëmendje të barabartë të gjithëve. Provojeni këtë herës tjetër që do të dilni dhe shihni ndikimin pozitiv.
Çiftet me zakone “të këqija” mund ta ndryshojnë dinamikën e marrëdhënies së tyre duke filluar nga sot. Flisni, qeshni, kushtojini vëmendje dhe bëjeni njëri-tjetrin të ndihet rehat. Zhvillimi dhe praktikimi i zakoneve pozitive do ta përmirësojë marrëdhënien dhe cilësinë e kohës që do të kaloni së bashku./E.Ç