Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser në Kan Junis ku ajo punonte. Një nga fëmijët dhe bashkëshorti i saj u plagosën, por mbijetuan, shkruan A2 CNN.

Një video e ndarë nga drejtori i ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi dhe e verifikuar nga BBC, shfaqi panoramën makabre që la pas sulmi me trupa të fëmijëve të djegur që po nxirreshin nga rrënojat. Ndërkohë, në sulme të tjera, ushtria Izraeli ka vrarë 70 persona të tjerë, shumica civilë, gra dhe fëmijë, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të drejtuar nga Hamasi në Gaza. Të afërmit e mjekes kërkojnë që ushtria izraelite të ketë mëshirë dhe i luten botës që t’i ndihmojnë. “Jemi të lodhur nga vrasjet dhe uria. Mjaft ju lutem. Na ndihmoni”, ishte apeli i tyre.

Izraeli pretendon se gjatë të premtes në Gaza janë futur 83 kamionë me ndihma humanitare, ndërsa kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara kërkon që të bëhet më shumë për të shmangur vdekjet nga uria. “E gjithë ndihma e autorizuar deri më tani arrin në një lugë çaji, kur kërkohet një vërshim ndihmash. Nevojat janë masive dhe pengesat janë marramendëse. Kuota të rrepta po vendosen për mallrat që shpërndajmë së bashku me procedura të panevojshme vonese. Gjëra të tjera thelbësore, duke përfshirë karburantin, strehimin, gazin për gatim dhe furnizimet për pastrimin e ujit, janë të ndaluara”, tha Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i OKB.

Shefi i OKB-së bëri thirrje përsëri për një armëpushim të përhershëm në Gaza midis forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit, lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve dhe akses të plotë humanitar. Më shumë se 53,800 njerëz janë vrarë në enklavën palestineze nga bombardimet dhe fushata tokësore e Izraelit që nga 7 tetori 2023, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. m.p.

Të fundit

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

Ka ndërruar jetë regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani në moshwn 86-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur i biri i tij, Eno...

Policia e Lezhës prangos 28-vjeçarin, pritet ekstradimi drejt Kosovës

Policia e Lezhës ka arrestuar një 28-vjeçar me qëllim ekstradimin drejt Kosovës. Sipas raportimeve, i riu akuzohet nga autoritetet e Kosovës për vjedhje ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV