Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj, në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, Vrapi ka qëlluar me një pistoletë lodër (me gogla) në drejtim të një mjekeje në QSUT dhe më pas është larguar me makinë, duke përplasur tre automjete të policisë gjatë tentativës për t’u arratisur. Si pasojë e përplasjes, dy punonjës të policisë rrugore kanë pësuar dëmtime të lehta.

Policia njofton se gjatë ndalimit, 42-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë edhe një punonjës të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF).

Gjatë kontrollit të mëvonshëm në banesën dhe automjetin e tij, forcat e rendit sekuestruan sasi municioni për armë zjarri, një armë gjahu, armë të ftohta si dhe pjesë përbërëse armësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4 po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin E. V., 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, ka rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, duke përplasuar 3 automjetet e tyre, me automjetin që drejtonte, ku si pasojë, u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor, ka qëlluar me pistoletë lodër një mjeke të QSUT-së, si dhe ka kundërshtuar me dhunë një punonjës SHPSF. Gjatë kontrollit të banesës dhe të automjetit të tij, iu gjetën sasi municioni për armë zjarri dhe armë gjahu, armë të ftohta dhe pjesë përbërëse arme./e.t

Të fundit

Operacioni “Enigma” në Durrës, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mesazh falënderues për strukturat e Drejtorisë Vendore të...

Presidenti i FIFA-s Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për klubin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia, pas triumfit të tyre në kampionatin shqiptar....

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, reagojnë autoritetet shëndetësore: Analizat ….

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit, duke qartësuar...

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet. Kjo është arsyeja kryesore pse...

“Duan klikime!” Sa i sinqertë është Elvis Pupa me reagimin e tij?

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet e publikuara një ditë më parë...

Lajme të tjera

Web TV