Norris triumfon në Monako, tremb shokun e skuadrës. Verstappen jashtë podiumit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lando Norris është fituesi i Çmimit të Madh të Monakos në Formula 1, i dyti trofe këtë sezon pas atij në Australi.

Piloti anglez, i cili u nis nga ‘pole-position’, arriti ta ruante kreun edhe në garën e sotme pas provave të shtunën, duke u afruar ndjeshëm në renditjen e përgjithshme për pilot me shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri. Pas Monakos, australiani i McLaren është vetëm 3 pikë më shumë se Lando Norris, i cili tani në favor ka entuziazmin e fitores së fundit.

Në vendin e dytë e mbylli piloti i kokkuqes Charles LeClerc, i cili ishte i zoti i shtëpisë në Monako. Te monegasku, pas garës, pati keqardhje që humbi ‘pole-position’ në prova.

Vendi i 4 për kampionin Verstappen, i cili pit-stopin e dytë vendosi ta bënte vetëm në xhiron e fundit, duke ndjekur një strategji të veçantë, por që nuk i krijoi ndonjë favor. Vetëm vendi i pestë për Hamilton, me pilotin e kokkuqes i cili nuk arriti të mbronte as vendin e 4 nga ku u nis. m.p.

Të fundit

“Rrezik nga krimi dhe grupet e drogës”, SHBA rendit Shqipërinë mes vendeve të rrezikshme

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një listë të vendeve evropiane që konsiderohen me rrezik për turistët amerikanë, për...

Goditet materniteti, Rusia nis sulmet ajrore masive në Kiev dhe Odessa

Ushtria ruse nisi përsëri sulme të rënda ajrore mbi Ukrainën gjatë natës të së martës. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, reagoi në...

Shqipëri “e thatë” në Letoni, barazim 1-1 kur pritej fitorja e madhe

Pas barazimit pa gola me Serbinë në "Air Albania", transferta e sotme e kombëtares shqiptare me Letoninë nuk rezultoi e suksesshme. Në minutën e 21-të,...

Tiranë, 69-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Mësohet se një 69-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku...

“Urime se na çmende”, Erion Braçe zbulon mesazhin që mori nga Rama

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka foluar në emisionin "Frontline" në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Erion Braçe ka...

Lajme të tjera

Web TV