Revolucioni imagjinar i një njeriu të braktisur nga familja!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një moment kur fjalët nuk thuhen për të fituar ndonjë debat politik, por për të ndalur një rënie të dhimbshme njerëzore dhe publike të dikujt që shqiptarët e kanë zgjedhur dikur President dhe dy herë Kryeministër. Ky është ai moment. Dhe po e them hapur: kujtdo që Sali Berisha i dëgjon ende zërin – gruaja, djali, vajza apo ndonjë mik i vjetër – është koha t’i thoni dy fjalë. Tani. Pa vonesë.

Sepse ajo që po ndodh nuk është më politikë. Nuk është më as opozitë. Është rrënimi i një njeriu në sy të një kombi.

I marrë peng nga inati dhe marazi i 11 majit, që ishte një akt final simbolik për fundin e tij politik, Sali Berisha sot është kthyer në një figurë tragjiko-komike që për çdo ditë, në orën 12:00, del nga shtëpia dhe shkon drejt selisë së PD për të recituar të njëjtin ritual të dhimbshëm: flet me muret, me një grup gazetarësh që po i rraskapit dhe me veten. Ashtu si Nuri Beu në filmin shqiptar “Koncert në vitin 1936”, që fliste vetëm për të dëgjuar zërin e vet.

Sali Berisha nuk është më një aktor në politikë. Ai është kthyer në një kronikë të përditshme të një shkatërrimi personal, që ndodh live, përballë një publiku që herë tallet, herë e vuan dhe herë mban kokën me dorë.

Çfarë është më shqetësuese: po dëmton Shqipërinë në sytë e botës demokratike me shpifje të ulëta që nuk i shkojnë për shtat dikujt që ka pasur nderin të jetë ish-President dhe ish-Kryeministër.

Deklaratat e tij të fundit, ku flet për “organizata terroriste të strehuara në Shqipëri”, janë aq të rënda sa kanë shastisur edhe partnerët ndërkombëtarë a thua se ato nuk kanë informacion për Shqipërinë nga agjensitë e tyre ligjzbatuese. Nuk është më thjesht rrjedhje politike – është dezinformim i pastër në emër të një revolucioni imagjinar. Dhe nuk jemi më në vitin e mbrapshtë 1997, kur Saliu fliste për revolucion komunist. Shqipëria nuk ka më kohë për ta dëgjuar këtë njeri që e ka humbur lidhjen me realitetin.

Lexo edhe :  Nga “nuk të sjell Amerika në pushtet” tek “do ankohemi te SHBA për vjedhjen e zgjedhjeve”

Prandaj sot po i drejtohem familjes Berisha me shpresën se ju dhimbset ende njeriu i tyre.

Po e nis me të birin e tij, Shkëlzenin.

Shkëlzen, si mund ta lejosh babanë tënd të bëhet spektakël ditor në ekranet e Shqipërisë? Nuk të ka mbetur asgjë nga ndjenja njerëzore për atë që të rriti dhe të bëri kokën, apo ka mbetur vetëm interesi material që emri i tij ende gjeneron në emisionet e Cim Pekës dhe te gojët e ndyra të Blendi Fevziut, Andi Bushatit, Armand Shkullakut, Artan Hoxhës, Lutfi Dervishit, Lorenc Vangjelit dhe Baton Haxhiut? Si bir i tij, të takon të mbrosh sadopak dinjitetin e tij. Bëje, dhe bëje tani. Mos lejo të turpërohet më tej nderi i babait dhe i fisit.

Po vazhdoj me Liri Berishën, bashkëshorten e tij që Saliu thotë se e adhuron.

Zonja Liri, nëse të ka mbetur një grimë dashurie dhe respekt për burrin me të cilin ke ndarë jetën, mos e lejo më të dalë çdo ditë për t’u bërë objekt talljeje dhe mëshire në sytë e publikut dhe të mediave. Po keqpërdoret politikisht, po bëhet viktimë e përçmimit publik dhe po shkatërrohet në mënyrë të dhimbshme.

Unë nuk po i shkruaj këto reshta për të bërë moral, por për të thënë një të vërtetë që tashmë po e thonë të gjithë ata që kanë mend në kokë:

Koha e Sali Berishës ka përfunduar një herë e mirë.

Nuk do të ketë më revolucion. Nuk do të ringrihet më Partia Demokratike nën drejtimin e tij. Dhe këtë nuk e thonë më as kundërshtarët – e thonë përditë servilët që e rrethojnë, me zë të ulët por me bindje të madhe. Po e mbajnë gjallë vetëm për të ruajtur pozitat e tyre të pamerituara në parti dhe për të marrë rrogën në parlament.

Prandaj po jua them publikisht:

Mos e nxirrni më përditë në atë ritual të dhimbshëm. Mbajeni në shtëpi. Jepini qetësinë dhe dinjitetin që i ka mbetur. / Nga Donar Dibra

Të fundit

10 familje të fshatit 6 muaj pa ujë të pijshëm, banori: Kam mbushur edhe në lokale

Kukës-Xhemal Matmuja, banor i fshatit Përbreg dhe baba i 11 fëmijëve, prej më shumë se 6 muajsh detyrohet çdo...

Igli Tare në “çatinë” e botës, ish-sulmuesi kuqezi ka vendosur bastin e karrierës

Vendimi që mori në atë kohë mund t’i kishte kushtuar karrierën. Në 1992, në një Shqipëri në tranzicion pas rënies së regjimit të kaluar,...

Netët e poezisë në Korçë, poetë nga gjithë bota vijnë në Parisin e vogël

Korça është kthyer sërish këtë fundjavë në kryeqendrën e poezisë bashkëkohore, me nisjen e edicionit të 29-të të Netëve Korçare të Poezisë, një festival...

“Nesti Angoni është Blendi Gonxhe. Ai bëhet kryetar bashkie”

"E ka thënë Veliaj brenda qelisë, që Blendi Gonxhe është Nesti Angoni. Se kush e ka bërë puçin, këtë e dinë ata!” Kështu ka deklaruar...

Rusia sulmon dhe liron! Sulmet ajrore vrasin 12 persona në Ukrainë

Rusia ka nisur një sulm masiv ajror ndaj Ukrainës, duke përdorur 367 raketa dhe dronë. Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 12 civilë kanë humbur...

Lajme të tjera

Web TV