Egli Tako, këngëtarja dhe trajnere e njohur e fitnesit, ka postuar në Instagram një fotografi që ka marrë vëmendjen e madhe të ndjekësve të saj. Ajo duket e provokuese, veshur me një bikini të zezë dhe pantallona të zeza, që theksojnë format e saj perfekte.
Me një stil të veçantë dhe një energji magnetike, Egli ka arritur të bëjë një ndikim të madh në rrjetet sociale, duke inspiruar shumë të rinj që të ndjekin pasionet e tyre. Kjo fotografi vjen pas lidhjes së saj të njohur me Olsi Bylykun dhe eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, ku shpeshherë ka qenë në qendër të vëmendjes./kb
