Infektimet me salmonelë në Gramsh/ Kryetari i Bashkisë: Nuk kemi të bëjmë me raste masive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi ka folur në lidhje me infektimin me salmonelë të 14 fëmijëve në kopshtin numër 1 të Gramshit.

“Në ditët e fundit është shfaqur një rast, më pas u bënë dy dhe 6, fëmijë nga i njëjti kopsht që morën ndihmë mjekësore në spitalin e Gramshit, Kjo na vuri në alert. Dua që nëpërmjet jush të sqaroj disa të pavërteta të mëdha në këtë histori tollovitje portalesh, nuk kemi të bëjmë me 672 raste helmimi, as me 72 fëmijë të shtruar apo helmim për shkak të ushqimit, sepse ende nuk kemi përgjigjen e analizave.
Nuk kemi të bëjmë me raste abuzimi, por me një fakt që e dimë mirë të gjithë, që janë evidentuar disa raste me salmonelë në një kopsht publik.

Ushqimi nuk funksionon me katering, por me furnizim nga një kompani dhe me gatim në ambientet e kopshtit me kuzhinier që prej vitesh ushqejnë vogëlushët. Ky është rasti i parë që ka ndodhur. Nuk e dimë ende se çfarë ka ndodhur sepse vijon hetimi. Jemi në alert për gjendjen shëndetësore të vogëlushëve. Fatmirësisht nuk kemi të bëjmë me një rast masiv”, tha ai./e.t

Të fundit

Mjeku vë alarmin për rritjen e infektimeve me sifiliz në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” , ishte i ftuar mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, i cili foli...

Ekspertja e gjuhës së trupit zbërthen shuplakën e së shoqes ndaj Macron: S’ishte aspak…

Brigitte Macron, nuk po luante kur e shtyu nga fytyra bashkëshortin e saj, presidentin Emmanuel Macron, edhe pse ai po përpiqej të na bindte...

Marrëveshja me Italinë, sot pritet të mbërrijë në Shëngjin anija me 30 emigrantë

Një grup tjetër emigrantësh pritet të mbërrijnë këtë të mërkurë në Shqipëri. Anija Spica e Marinës Ushtarake italiane, me rreth 30 migrantë në bord,...

Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse?

Një grup – i mbështetur nga Uashingtoni – që është aprovuar nga Izraeli për të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave në Gazë, tha se...

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e tretë ja akset që do të bllokohen

Sot do të zhvillohet etapa e tretë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë që nis në Elbasan dhe përfundon në Vlorë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti,...

Lajme të tjera

Web TV