Mbi 143 mijë pozicione me rritje page mbi 10%, udhëheq sektori i shërbimeve për 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në pesë sektorë të ekonomisë përfshirë ndërtimin, shërbimin, prodhimin, transportin dhe tregtinë janë identifikuar gjithsej 143,126 pozicione pune ku paga ka pësuar rritje më të madhe se 10% për 3 mujorin e fundit të 2024-s, duke reflektuar përmirësime të ndjeshme në të ardhurat buxhetore për kontributet dhe TAP.

Të dhënat janë bërë publike në raportin vjetor 2024 të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sektori i Shërbimeve rezulton të jetë kontribuesi më i madh në këtë rritje, si për nga numri i pozicioneve ashtu edhe për nga ndikimi financiar. Janë 46,508 punonjës që kanë përfituar rritje mbi 10% në paga, çka ka sjellë një rritje prej 252,8 mln lekësh në kontribute shoqërore dhe Tatimin mbi të Ardhurat Personale (TAP).

Enri Jahja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, thotë se rritja e pagave për punonjësit e sektorit të shërbimeve në bare dhe restorante ka vijuar edhe gjatë këtij viti, me një mesatare prej 10 deri në 20%. Pas Shërbimeve, Tregtia dhe Prodhimi renditen ndër sektorët me rritjen më të madhe. Tregtia, me 34,488 punonjës të përfshirë, ka gjeneruar 167 mln lekë shtesë në buxhet, ndërsa sektori i prodhimit, me 38,147 punonjës, ka kontribuar me 145,6 mln lekë.

Sektorët si ndërtimi dhe transporti rezultojnë me peshë më të vogël sipas të dhënave të tatimeve. Konkretisht sektori i ndërtimit regjistroi 18,913 pozicione me rritje page, duke sjellë një rritje në të ardhura prej 109,6 mln lekësh, ndërsa Transporti, me vetëm 5,070 punonjës, pati një ndikim më modest prej 24,4 mln lekësh në kontribute dhe TAP. Në total, rritja e pagave mbi 10% në këto sektorë ka gjeneruar një shtesë prej gati 700 milionë lekësh në të ardhura fiskale./ Monitor/kb

Lexo edhe :  Blerje shtëpie apo depozitë? Banka e Shqipërisë tregon bilancin e shqiptarëve

Të fundit

Shqipëria në BE brenda vitit 2030? Sa janë realisht shanset?

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE,...

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo LSM. Ish-bashkëlojtarët tek Barcelona tashmë...

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona. Në emisionin...

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

Lajme të tjera

Web TV