Nga Fejzo Subashi
Në debatin publik ekonomin e vendit, në lidhje me vizionet, strategjinë dhe prioritetet qeveritare për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, absolutisht deri më tani, që turizmi është parësor për Qeverinë dhe qeverisjen aktuale, në lidhje me politikat ekonomike, e cila tashmë është në mandatin e katërt. Turizmi.
Ky prioriteti është kthyer për ekonomin shqiptare në një fjalë kyçe, shpeshherë mitike, ku shikohet dhe vazhdon të shikohet nga hartuesit, politik bërsitë e ekonomisë dhe drejtuesit e ekonomisë Shqiptare si lokomotiva e ekonomisë Shqiptare.
Absolutisht që edhe unë gjykoj, vlerësoj se Turizmi në Shqipëri, qoftë edhe ai sezonal, është i rëndësishëm dhe një mundësi reale për zhvillimin e ekonomisë Shqiptare, Por a mjafton një sektor, i vetëm, i lidhur ngushtësisht me apo pa arsye, me sezonalitetin, klimën dhe paqëndrueshmërinë gjeopolitike, aq më pak mungesa e një turizmi të mirëfilltë elitar të jetë si e vetme lokomotiva e ekonomisë së një vendi?! Një fenomen i tillë ku. aktualisht si në çdo fushë, edhe në këtë ndeshet me pamundësinë konkurruese me vendet fqinje, a mund të ketë premisa për të garantuar zhvillim, rritje progresive të qëndrueshëm dhe të drejtë ekonomik? Mendoj se i vetëm qe jo, aq më pak të jetë lokomotivë ekonomike. Nëpërmjet kësaj analizë synoj të nënvizojë domosdoshmërinë, nevojën emergjente për një vizion, strategji që të synoj e të ketë objektiv si: Ri mendim të modelit ekonomik Shqiptar, jo vetëm me qëllim dhe objektiv të rimëkëmbjes, por për të hedhur themelet për një ekonomi të qëndrueshme, rentabël dhe të vazhdueshme, e cila të njohë e të ketë synim vetëm rritje. Kjo arrihet dhe ndodh atëherë, ku sfera prodhues industria e lehtë, agropërpunimi, prodhimi teknologjik dhe përpunimi i burimeve natyrore të trajtohet si lokomotiva e domosdoshme, e re dhe e qëndrueshme e zhvillimit dhe evoluimit të ekonomisë Shqiptare.
1. Një ekonomi e mbështetur tek konsumi dhe turizmi.
Kam kohë që kam ngritur dhe kam linçuar me forcë që të ndërgjegjësojë gjithë armatën e ekonomistëve dhe sidomos ata/o që merren drejtpërdrejtë, apo edhe indirekt me politikat e ekonomike, se ne realisht përjetojmë ekonominë e konsumit e cila është priotar dhe ajo e shërbimit. Për këtë mjafton t’iu referohemi sipas të dhënave të INSTAT dhe Bankës së Shqipërisë, ku rritja ekonomike e dekadës së fundit është mbështetur në tri shtylla kryesore: remitancat nga emigracioni, ndërtimi, dhe turizmi. Këto shtylla kanë gjeneruar të ardhura, por kanë krijuar një ekonomi të pambështetur në prodhim real. Turizmi përbën rreth 20% të PBB-së në vitet e fundit, por është i ekspozuar ndaj krizave të jashtme dhe i përqendruar në sezonin veror. Ndërkohë, sektori prodhues kontribuon me më pak se 7% të PBB-së, një shifër alarmante për një vend me potencial të madh tokësor dhe burime njerëzore.
2. Pse sektori prodhues është i domosdoshëm
Ekonomitë që kanë pasur rritje të qëndrueshme kanë pasur gjithmonë një sektor prodhues të zhvilluar: industri e lehtë, përpunim ushqimor, mekanikë, tekstile, teknologji. Këto sektorë krijojnë punësim real, gjenerojnë vlerë të shtuar në zinxhirin ekonomik, reduktojnë varësinë nga importet dhe stimulojnë rritjen e produktivitetit. Shqipëria ka një potencial të papërdorur për prodhim bujqësor dhe agropërpunim, për përpunimin e bimëve mjekësore, për industrinë tekstile dhe për shfrytëzimin racional të mineraleve. Këto nuk kërkojnë investime kolosale, por një strategji të qartë, mbështetje financiare, dhe klimë të favorshme për biznesin prodhues.
3. Mungesa e strategjisë industriale dhe efektet e saj
Moszhvillimi i sektorit prodhues ka sjellë pasoja serioze: papunësi strukturore, varësi të lartë nga importet, deficit të thellë tregtar, dhe sidomos emigrim masiv të fuqisë punëtore. Të rinjtë nuk shohin perspektivë në vend, sepse ekonomia nuk ofron vende të qëndrueshme dhe dinjitoze pune. Pa një bazë prodhuese, edhe turizmi mbetet një sektor me efekt të kufizuar zinxhiror: restorantet dhe hotelet furnizohen me produkte të importuara, ndërtimi është spekulativ, dhe shumë shërbime janë informale.
4. Çfarë mund të mësojmë nga rajoni dhe Europa Lindore?
Vendet si Polonia, Çekia, Sllovakia apo edhe Serbia, kanë zhvilluar sektorin industrial duke tërhequr investime të huaja, por edhe duke mbështetur prodhuesit vendas përmes politikave fiskale, subvencioneve, edukimit profesional dhe parqeve industriale. Shqipëria duhet të marrë shembull nga këto modele, duke zhvendosur fokusin nga ndërtimi spekulativ dhe turizmi spontan, drejt një vizioni industrial afatgjatë.
5. Rekomandime për një kthesë ekonomike
Hartimi i një strategjie kombëtare për zhvillimin e industrisë dhe agropërpunimit
Lehtësira fiskale për investimet prodhuese dhe eksportuese
Mbështetje direkët për sipërmarrjet që krijojnë vende pune në zonat rurale
Investim në arsim profesional dhe teknologji prodhimi
Nxitje e bashkëpunimit mes shtetit dhe sektorit privat në funksion të zhvillimit industrial
Përfundim
Një ekonomi që mbështetet kryesisht në turizëm dhe remitanca është si një shtëpi e ndërtuar mbi rërë. Shqipëria ka nevojë për një kthesë strategjike drejt prodhimit: një ekonomi që punëson, eksporton, rrit cilësinë dhe krijon baza reale për mirëqenie. Kjo nuk është thjesht një zgjedhje ekonomike, por një domosdoshmëri kombëtare
Tiranë më 26.05,2025.