Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e parë. Ja rrugët që do të bllokohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edicioni i 82-të i Turit të Shqipërisë do të nisë këtë të hënë, në një maratonë 5 ditore, që do të dhurojë shumë adrenalinë për sportistët nga mbarë Europa. 5 etapat nga 26-30 maj priten me plot rivalitet, që do të rregjistrojnë një edicion që do të prekë mbarë Shqipërinë.

Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, një prej garave më të vjetra në botë do të përbëhet nga 15 skuadra dhe 96 sportistë, të cilët do të nisen sot nga Tirana, për etapën e parë e cila do të jetë e gjatë 151 km e do të vijojë drejt Rrëshenit, për tu mbyllur në Shkodër.

Në lidhje me këtë ngjarje sportive Policia e Shtetit ka njoftuar një plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 5 etapa, në disa qytete të vendit.

ETAPA E PARË/Datë 26.05.2025
Rruga “Zogu i Parë”, Tiranë – Rruga e Durrësit, nga 11:30 deri në orën 12:30
Autostrada “Durrës- Tiranë” deri në Kashar, nga ora 11:30 deri në orën 12:20
Autostrada “Kashar – Thumanë”, nga ora 12:00 deri në orën 12:45
Thumanë – Milot, nga ora 12:30 deri në orën 13.10
Rruga Milot – Rrëshen, nga ora 12:50 deri në orën 13:45
Rruga Rrëshen – Milot, nga ora 13:30, dëri në orën 14:15
Rruga Milot –Lezhë, nga ora 14:00 deri në orën 14:30
Rruga Lezhë – Shkodër, nga ora 14:45 deri në orën 15:30
Nga sheshi “Balshaj” në rugën “Zogu i Parë deri në Parrucë, Shkodër, nga ora 15:10 deri në orën 15:45.
ETAPA E DYTË/Datë 27.05.2025
Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15
Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45
Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30
Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15
Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00
Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30
Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00
Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.

 

ETAPA E TRETË/Datë 28.05.2025
Rruga nga kalaja e Elbasanit – Rruga e luleve – Bradashesh, nga ora 11:30 deri në orën 12:10
Rruga e Baradasheshit – ura e Cërrikut, nga ora 11:45 deri në orën 12.30
Ura e Cërrikut – kthesa e Belshit, nga ora 12:00 deri në orën 12:30
Kthesa e Belshit – Kuçovë, nga ora 12:15 deri në orën 13:30
Rruga Kuçovë – Poshnje, nga ora 13:10 deri në orën 13:30
Rruga Poshnje – Saver, nga ora 13:15 deri në orën 14:30
Rruga Saver-Fier (mbikalimi te VIVA), nga ora 14:10 deri në orën 14:40
Unaza e Fierit deri në Levan, nga ora 14:15 deri në orën 15:20
Autostrada Levan – Vlorë, nga ora 15:00 deri në orën 15:50
Pusi i Mezinit, rruga e re, deri te sahati, nga ora 15:35 deri në orën 16.00.

 

ETAPA E KATËRT/ Datë 29.05.2025
Bulevardi kryesor – Pusi Mezinit, nga ora 11:40 deri në orën 12:20
Pusi i Mezinit – Peshkepi, nga ora 12:00 deri në orën 12:30
Rruga Peshkepi – Kuç, nga ora 12:00 deri në orën 13:45
Rruga Kuç – Qeparo, nga ora 13:30 deri në orën 14:10
Rruga Qeparo – Himarë, nga ora 13:40 deri në orën 14:25
Rruga Himarë-Dhërmi, nga ora 14:00 deri në orën 15:10
Rruga Dhërmi – Orikum, nga ora 14:45 deri në orën 15:30
Rruga Orikum – Vlorë, nga ora 15:10 deri në orën 16:00.

 

ETAPA E PESTË/Datë 30.05.2025
Bulevardi kryesor – pusi i Mezinit, nga ora 09:30 deri në orën 10:20
Autostrada Vlorë – Fier- unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15
Rruga Fier – Saver, nga ora 10:5 deri në orën 12:00
Saver – dalja në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00
Rruga Levan  – qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.

Turi i Shqipërisë do të përfundojë të premten e ardhshme me etapën e pestë dhe të fundit me nisje në Vlorë dhe përfundim në Fier, ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni të 82-të.

Lexo edhe :  Mesazhi i SHBA për zgjedhjet/ Berishës i iku komerdarja e fundit ku kishte varur shpresat

Ky tur vjen vetëm pak ditë pasi në Shqipëri u mbajt ‘Hapja e Madhe’ e ‘Giro D’Italias’, me 3 etapa që nisën në Durrës, vijuan në Tiranë dhe përfunduan në Vlorë./e.t

Të fundit

“70 mijë vende pune”, Blendi Gonxhe jep lajmin e mirë nga Berlini

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë sot në takimin e Ministerialit të Procesit të Berlinit,...

“Unë jam Zoti, ISIS ka dalë nga qelia”, dënohen bosët e mafies shqiptare! 15 vite…

Dy bandat shqiptare të drejtuara nga Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj janë dënuar përfundimisht nga Gjykata e Kasacionit në Itali, duke i dhënë fund...

Gjermania kufizon ligjin për bashkimet familjare, a e pësojnë shqiptarët?

Pas Greqisë e cila ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dënime më të ashpra për azilkërkuesit, edhe Gjermania ka prezantuar një projekt...

Trump: Për dy javë kuptojmë nëse Putini po tallet me ne

"Brenda dy javësh do ta dimë nëse Putini po tallet me ne apo jo". Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, duke u zotuar...

“Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu! Nuk pranohet asnjë polic shqiptar”

Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përjashtohen nga institucionet shtetërore serbe. Asnjë prej tyre nuk është pranuar në konkursin e fundit të Policisë. Në...

Lajme të tjera

Web TV