Të gjithë që i njihnin nuk e besonin kurrë se ata të dy do të ishin bashkë, e aq më pak të martoheshin dhe të krijonin familje. Por, e kishin gabim! Nuk thonë kot, që dy të kundërta tërhiqen, kështu është dhe romanca e Silva Gunbardhit dhe Dafit.
Ajo ishte një vajzë e qetë dhe e arsimuar, kurse ai një djalë çapkën dhe gango! Një ndryshim i madh mes tyre, por që për 12 vite arritën të ruanin të njëjtën dashuri për njëri-tjetrin, pavarësisht gjithçkaje.
Një grua e dashuruar është ajo që harron të gjitha ëndrrat dhe fantazitë fëmijërore dhe e pranon atë që ka përballë ashtu siç është. Kur jam lidhur unë me Dafin shumica e njerëzve janë çuditur, sepse unë isha një vajzë e urtë me shkollë dhe me të gjitha të mirat, kurse përpara kisha një çun gango, komplet e kundërta ime. Parukierja ime më thoshte ‘maksimumi me këtë ti Silva gjashtë muaj shkon’, epo kanë kaluar 12 vjet! Përditë e shoh, pavarësisht përballjeve që kemi se çdo çift ka përballjet e veta dhe vështirësitë e jetesës së përditshme, çdo ditë që e shoh, e shoh në dritë të syrit. Më ndriçojnë sytë kur e shikoj atë./kb