Nga Namir Lapardhaja
Në fillim tha, më zgjidhni mue se do ju sjell në pushtet për gjashtë muaj;
Pasi kaluan 6 muaj, tha ta rrëzojmë me revolucion;
Pas revolucionit iu lag baruti, u ul në pazar;
Pazari lironte të korruptuarit dhe i jepte vulën;
Mori vulën dhe miratoi kodin zgjedhor pa asnjë granci;
Mbylli listat për siguri më 12 maj, do heq non gratën, vijoi;
U hoq thanë, shpëtuam;
Na presin në Amerikë, por në Amerikë nuk shkoi se Fevziu në Opinion e ftoi;
Do ia ngec fitoren Edi Ramës në grykë, tha të premten;
(E shtuna, heshtje zgjedhore).
Të dielën, doli e bërtiti: Fituam!
Shqipëria u bë madhështore;
Të hënën doli e tha jemi duke fituar, rrugës për te fitorja;
Të martën, Edi Rama më vodhi;
Të mërkurën, bandat fitoren na mohuan;
Të enjten, SPAK nuk na la të fitonim;
Të premten, Basha shkaktar i humbjes;
Të shtunën, partitë e reja na penguan të fitonim, ndaj mandatin do t’ua marrim siç Rama me bandat neve na i vodhi;
Të dielën, nuk njohim zgjedhjet;
Të hënën, ankimoi rezultatin në disa zona (praktikisht i njohu);
Të martën, ndryshoi renditjen e shkaktarëve të humbjes;
Të mërkurën, u shfaq i lumtur në televizor, asnjë shenjë disfate në fytyrë,
Të enjten, e gdhiu dhe ngrysi në ekranet që atë nxjerrin më shumë, por nga pushteti tendera të mëdha përfitojnë;
Të premten, përsërisni zgjedhjet! – Do fitojmë;
Të shtunën firon fitorja, fryhet fllucka e grevës, protestës, revoltës…
Të dielën, relax në Gji të Lalzit;
Të hënën avazi…
E kështu kaluan 2 javët e para të humbjes së disatë në pak vite.
Kush kërkon më fakte për fitoren, le të shohë nga Ay, aty e keni burimin e fitoreve madhështore.
….
Ah, se për pak harrova dhe nuk e shtova:
Paska dalë sërish e paska thënë se Rama po paguan lekë të madh për të manipuluar raportin e OSBE/ODHIR. Këtë e shtova që të mos thoni nesër që nuk e parapriu Saliu edhe raportin e monitorimit ndërkombëtar të zgjedhjeve, që, sipas tij, (edhe atë) e bleu pushteti me lekët e krimit.