BE: Të përkushtuar ndaj përpjekjeve të SHBA-së për një marrëveshje tregtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas telefonatave me zyrtarët amerikanë, komisioneri i Tregtisë i BE-së Marosh Shefçoviç theksoi se Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar për të arritur një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Në një postim në platformën e mediave sociale X, ai tha se zhvilloi “biseda pozitive” me sekretarin e Tregtisë të SHBA-së Howard Lutnick dhe Përfaqësuesin e Tregtisë Jamieson Greer, duke shtuar se Komisioni i BE-së do të “qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e zgjati afatin për tarifat e tij të planifikuara prej 50% për mallrat e BE-së deri më 9 korrik, pas një telefonate me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Trump kishte thënë se bisedimet tregtare me Brukselin “nuk po çojnë askund” dhe se për këtë arsye ai dëshironte një tarifë të drejtpërdrejtë prej 50% për të gjitha importet e BE-së duke filluar nga 1 qershori./kb

Të fundit

Gjërat që njerëzit me IQ të lartë bëjnë sikur i pëlqejnë, por në fakt i urrejnë

Të jesh shumë inteligjent nuk do të thotë që gëzon çdo situatë që shoqëria e konsideron “elitare” apo “intelektuale”....

Ferri im

Nga Edison Ypi Jam i sëmurë me grip. Unë dy metra burrë po ndeshem dhëmbë për dhëmbë me një virus që mezi duket me mikroskop....

Rama rrëfen bisedën me Elmar Brok: Sa herë unë vij “të të vras”, ngjitesh më lart!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në Facebook nga takimi me ish-kryetarin e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok Mesazhi: Elmar Brok: Edi,...

Si ka fytyrë PD që kërkon procesverbalet?!

Nga Ylli Manjani Tani, edhe kjo kërkesa e PD që i bën me tërsëllimë KQZ, “na jepni kopjet e procesverbaleve”, kur komisionerët e tyre kanë...

LAJMI I FUNDIT/ Ervin Salianji kërkesë për lirim të parakohshëm nga burgu

Ervin Salianji ka dorëzuar një kërkesë për lirim të parakohshëm nga qelia. Këtë e bën të ditur Balkanweb. Mësohet se kërkesa është dorëzuar në gjykatën e...

Lajme të tjera

Web TV