E çuditshme: Miley Cyrus bën terapi intensive prej infeksionit në gju

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miley Cyrus përfundoi së fundmi në terapi intensive pasi pësoi një infeksion të rëndë në gju gjatë xhirimeve të videoklipit të saj muzikor “Something Beautiful” në Hollywood Walk of Fame gjatë natës. Këngëtarja tha se i është zhvilluar një “infeksion brutal” në gjunjë pasi xhiroi duke u rrotulluar në Hollywood Walk of Fame.

“E xhirova videoklipin në tetor dhe deri në nëntor isha në kujdes intensiv”, tha këngëtarja 32-vjeçare për emisionin e Jimmy Kimmel Live, shkruan A2 CNN.

“Kisha marrë diçka dhe këmba ime filloi të shpërbëhej”, shtoi ajo, duke zbuluar se mjeku që e trajtoi ishte i shokuar nga ajo që pa.

Sipas ekspertëve, infeksione si ai i këngëtares janë të rralla, megjithëse një gërvishtje dhe kushte të jashtme johigjienike, siç është një rrugë e ngarkuar si Hollywood Walk of Fame, janë të mjaftueshme për të shkaktuar problemin serioz shëndetësor që e dërgoi atë në kujdes intensiv, raporton A2 CNN.

Pavarësisht pengesës, projekti po ecën përpara. “Something Beautiful” do të shfaqet premierë në kinematë amerikane më 12 qershor, dhe albumi shoqërues do të dalë këtë të premte, më 30 maj. m.p.

Të fundit

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo...

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona. Në emisionin...

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

Lajme të tjera

Web TV