E rëndë/ Kamioni përplaset me trenin dhe shpërthen në zjarr, raportohet për të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së hënës në Austri, ku një kamion është përplasur ballë për ballë me një tren, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe flakë të larta që përfshinë të dy mjetet.

Sipas autoriteteve lokale, 16 persona kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa shoferi i kamionit ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar me helikopter shpëtimi në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 në një kalim hekurudhor të pambrojtur, ku përplasja fatale shkaktoi shpërthimin e menjëhershëm dhe më pas përfshirjen e trenit dhe kamionit nga flakët. Kabina e trenit u dogj plotësisht, ndërsa re të mëdha tymi u panë mbi zonën e aksidentit, raporton gazeta gjermane BILD.

Në tren ndodheshin 10 pasagjerë, tre prej të cilëve – përfshirë makinistin – pësuan lëndime të lehta, ndërsa të tjerët dolën të tronditur, por fizikisht të padëmtuar. Punëtorë ndërtimi që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes kishin thithur tym dhe gjithashtu morën ndihmë mjekësore në vend.

Më shumë se 70 zjarrfikës me 14 automjete ndërhynë menjëherë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zonat përreth. Operacioni për shuarjen e zjarrit zgjati disa orë, ndërsa hetimet për shkaqet e përplasjes janë ende në vijim.

Autoritetet austriake nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi shkakun e saktë të aksidentit, por theksojnë se kalimi hekurudhor nuk ishte i mbrojtur me barriera apo sinjalizim automatik – një faktor kyç që mund të ketë ndikuar në tragjedinë e sotme./e.t

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV