Këngëtarja, Beatriçe Gjergji, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2025 me “Zjerm”. E ftuar në “Top Soty” me Grida Dumën, Beatriçe rrefu pak nga sekretet e saj që mundësuan performancën e zjarrtë, duke “ngritur peshë” skenën e Eurovizionit.
Lëvizjet e saj gjatë performancës, u bënë aq virale në rrjete sociale, sa që shumë shpejt u kthyen në një sensacion. Cili është sekreti? Këngëtarja tha se e ka gjithmonë të qartë në kokën e saj për çdo performancë, teksa shtoi se fillon imagjinon lëvizjet përpara çdo performance.
Mirëpo, për ata që se dinë, Beatriçe ka zbuluar se i pëlqen kërcimi, dhe gjithmonë kishte ëndërruar të ishte një balerinë.
“Ka qenë një punë e gjatë, kam filluar me punu shumë e re. Në koken time kam imazhe që di që du me sjellë në skenë. Kur kam menduar përformimin e “Zjerm”… filloj imagjinoj skenën, hapësirën ku do të performoj.
Shumë herë imagjinoj keq e here mirë, këtë herë pata fat që imagjinova këndimin tim dhe një moment instrumental ku unë lëviz. Unë, përgjithësi më pëlqen kërcimi, kur isha fëmijë ëndërroja të bëhesha balerinë por nuk kam mundur.”, tha Beatriçe. m.p.