Nëse do të kishte zmbrapsje të Berishës, PD do të kishte lumë votash më 11 maj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dash Sula, i ftuar në studion e “Debat” , deklaroi se Partia Demokratike do të kishte marrë “lumë votash” në 11 maj, nëse Sali Berisha do të ishte zmbrapsur nga politika.

“Shqiptarët nuk mund ta pranojnë dot që një makinë të vjetër politike si Edi Rama ta zëvendësojnë me një makinë edhe më të vjetër si Sali Berisha. Për problemet e shumta që ka Partia Demokratike, që kanë lindur për shkak të dyshes Basha-Berisha, Ajnshtajni ka një citim: “Problemet nuk zgjidhen nga mendjet që i krijuan ato”. PS është një lumë që të mbyt, PD ishte shndërruar në përrua të vogël. Opozita duhej bashkuar. Duhet të vendosësh një frymë, që uragani po vjen. Nëse do të kishte zmbrapsje të Sali Berishës, do të kishte lumë votash për PD”, tha Sula.

“Dalim te lista. Nëse ti e bën listën, po ta krahasojmë me futbollin, me 45-vjeçarë, ata nuk kanë gjunjë. Nuk e përballojnë dot. Opozita ka moralin. Nëse e ke këtë kartë, ti sfidon këdo. Nëse je pa njollë, nuk ka shans të fitojë Rama”, shtoi Sula./e.t

Të fundit

Graciani 8 vjeç u shpall bashkë-perandor nga babai i tij perandori romak Valentinian I

 viti 367 e.s. Në vitin 367, Graciani, djali i perandorit romak Valentinian I, u shpall bashkë-perandor nga vetë babai i...

Horoskopi ditor, 4 Gusht 2025

Dashi Dashuria: Fillimi i një dite pozitive. Sipas horoskopit rreth dashurisë edhe nëse do të ketë tensione ato nuk do të ndikojnë në qetësi. Nëse...

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra për prodhimin e dronëve, të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Lajme të tjera

Web TV