U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se “është e qartë se më shumë se 7 muaj pas rrëmbimit tim terrorist, si prelud i vet terrorizmit elektoral të zhvilluar në publik dhe akoma më shumë në nëntokë, do të ndodhte pikërisht kjo që ndodhi sot”.

“Dua t’ju sqaroj se nuk ka asnjë episod të ri përveç fletërrufesë pa asnjë fakt apo provë penale, që u firmos me urdhër të Edi Ramës, jo thjesht për rrëmbimin tim politik dhe terrorizimin e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe për rrëmbimin e vet Partisë së Lirisë dhe të siglës së saj”, shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë! Sot, siç e keni ndjekur nga mediat, por edhe nga sqarimi publik i avokatit tim të mirënjohur Kujtim Cakrani, fill pas farsës elektorale, siç edhe e prisja, m’u komunikua me urdhër të Edi Ramës, marrja si i pandehur.

Është e qartë se më shumë se 7 muaj pas rrëmbimit tim terrorist, si prelud i vet terrorizmit elektoral të zhvilluar në publik dhe akoma më shumë në nëntokë, do të ndodhte pikërisht kjo që ndodhi sot. Dua t’ju sqaroj se nuk ka asnjë episod të ri përveç fletërrufesë pa asnjë fakt apo provë penale, që u firmos me urdhër të Edi Ramës, jo thjesht për rrëmbimin tim politik dhe terrorizimin e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe për rrëmbimin e vet Partisë së Lirisë dhe të siglës së saj.

Kauzat e Partisë së Lirisë janë më të forta se asnjëherë ndaj pres me padurim nisjen e procesit të gjykimit, që ky proces të vërtetojë edhe njëherë se Ilir Meta në të gjithë jetën e tij publike ka qenë shembull i respektimit të ligjit dhe Kushtetutës.
Jam i bindur se ky proces i Ramaformës, i fabrikuar për vite të tëra, hetimi i së cilës ka nisur në dhjetor 2019, do të shkrihet si akullorja në kulmin e vapës. Partia e Lirisë do të dalë shumëherë më e fortë nga kjo betejë sepse kauzat e saj janë interes ekzistencial kombëtar”. m.p.

Të fundit

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e tretë ja akset që do të bllokohen

Sot do të zhvillohet etapa e tretë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë që nis në Elbasan dhe përfundon në...

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/ Rama ndan fotot, ralizimi fizik ka arritur në 50%

Në autostradën Tiranë-Durrës vijon puna për zgjerimin e rrugës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra korsi do të shërbejë për emergjencat,...

Deficiti i skemës së pensioneve në përmirësim, si po mbahen shpenzimet nën kontroll

Skema e sigurimeve shoqërore ka arkëtuar më shumë, teksa është treguar me e kursyer në shpenzime me 2024, duke ulur në këtë mënyrë boshllëkun...

Thatësira ekstreme, zjarre dhe../ Temperaturat pritet të thyejnë rekordin e nxehtësisë

Ekziston një shans prej 80% që temperaturat globale të thyejnë të paktën një rekord vjetor të nxehtësisë në pesë vitet e ardhshme, duke rritur...

Artan Lame, një shpirt që nuk bënte pa të vërtetën

Nga Fernada Cenko Nuk është e lehtë të shkruash për Artan Lamen. Jo sepse mungojnë fjalët, por sepse ai nuk hyn te ata njerëz që...

Lajme të tjera

Web TV