UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, pritet miratimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka ndarë sot një lajm të gëzueshëm për Shqipërinë: UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar për shpalljen e Luginës së Vjosës si Rezervat Biosfere. Në një postim në Facebook, Kumbaro e cilësoi këtë si një vlerësim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar për natyrën e paprekur dhe përpjekjet e pandërprera në ruajtjen e lumit të fundit të egër në Evropë.

“Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është modeli i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon,” shkruan Kumbaro. Ajo thekson se ky sukses është fryt i një pune të gjatë dhe të përkushtuar të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, që nga vizita historike e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, në shkurt 2023, deri te puna teknike e ekspertëve shqiptarë në terren.

Përfshirja përfundimtare e Luginës së Vjosës në listën e Rezervateve të Biosferës pritet të miratohet në shtator nga Këshilli përkatës i UNESCO-s, duke e vendosur këtë pasuri natyrore në një piedestal global si simbol të harmonisë mes njeriut dhe natyrës.

Postimi i plotë: 

 

Ditë të mbarë ☀️ me një lajm që na mbush me emocion dhe krenari: #UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere 🌿💚

Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës 🇪🇺
Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm 🙌
Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon 🌟 ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit 🌱/kb

Të fundit

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u bë në studion e A2...

PD kërkon pavlefshmëri për Kukësin, KAS merr vendimin për votimin nga jashtë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranoi dy nga pesë kërkesat e Partisë Demokratike gjatë shqyrtimit të ankimit të rezultatit zgjedhor për qarkun Kukës. Sipas vendimit,...

Lajme të tjera

Web TV