Në Tiranë është ngritur i pari spital veterinar, i pajisur me protokollet dhe aparaturat më bashkëkohore për kujdesin ndaj kafshëve.
Kryeministri Edi Rama pa nga afër spitalin i cili përfshin shërbimin e urgjencës, sallat e operacioneve, stomatologjinë, përfshirë edhe radiografinë digjitale.
“Është një destinacion humanizmi dhe kujdesi shëndetësor. Është një destinacion pa diskutim arkitekture dhe në fund fare po jo nga rëndësia, është një destinacion sipërmarrjeje dhe optimizmi për jetën dhe për të ardhmen. është shumë emocionuese të shikosh të gjithë rrugëtimin e brendshëm dhe gjithë itinerarin e përkujdesjes për këto kafshë dhe patjetër është dhe krenari e madhe të mendosh që ky spital veterinar gjendet në Shqipëri”, tha kryeministri Rama./kb