“Traktori i kaloi sipër kokës”/ Historia TRONDITËSE e vajzës me sytë gjak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kjo fotografi është bërë në Morinë të Kukësit, ka qenë data 9 prill 1999”

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Armando Babani ka rrëfyer historitë që fshihen pas disa prej fotografive të tij të shkrepura ndër vite.

Fotoreporteri i njohur kishte sjellë në studio një imazh ku shfaqej një vajzë e vogël, e cila sytë i kishte komplet kuq. E pas këtyre syve kishte një histori të dhimbshme.

Babani tregon se ishte data 9 prill i vitit 1999 kur është shkrepur kjo foto dhe vajza në fjalë është Albanita nga Suhareka. Armando shton se kanë qenë në Morinë të Kukësit kur shqiptarët e Kosovës po udhëtonin për në Shqipëri.

Fotoreporteri kishte parë një grua të moshuar që fliste me vete dhe i ishte afruar për t’a ndihmuar. Pranë saj ka qenë dhe vajza që në atë kohë ka qenë 3 vjeçe. Gjyshja i kishte thënë se ajo i kishte rënë nga traktori dhe goma e mjetit i kaloi te koka.

Është një gjë, që unë sa herë shoh këtë vajzë, më del tamam një ofshamë na gjoksi. Në qoftë se e shikoni me shumë kujdes, e bardha e syze është komplet e kuqe dhe është gjak. Kjo vajza e ka emrin Albanita dhe në këto momente nuk më kujtohet mbiemri. Ka qenë 3 vjeçe në atë kohë dhe ka qenë nga Suhareka. Kjo fotografi është bërë në Morinë të Kukësit, ka qenë data 9 prill 1999, po e quajmë me emrin biblik ‘eksodi i shqiptarëve të Kosovës për në Shqipëri’. Isha në pikën kufitare që prisnim të vinin të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe shoh një grua plakë që fliste me veten dhe thoshte ‘5 apo 6, apo kisha 7?’. Në një moment i afrohem dhe i them ‘nënë mund të ndihmoj, ke ndonjë hall?’. ‘Bir nuk e mbaj mend sa nipa kisha me vete kur u nisa, a kisha 6 apo 7’, thotë. E pyes për vajzën dhe thotë ‘këtë e ka parë Zoti. Mbrëmë natën po kalonim me traktor rrugëve të fshatit dhe binte shi shumë. Më ra nga traktori dhe ishte llucë por Zoti është i madh. Rrota e traktorit i kaloi sipër kokës po për fat ishte llucë e vetëm e shtypi e i ka sytë gjak’. I mora emrin se më duhej për punën time dhe kohët e fundit e kam kërkuar. E kam gjetur, e di që jeton në Itali. Jam munduar t’i shkruaj në “Facebook” por nuk përgjigjet. Atëherë po shfrytëzoj rastin që jam në një nga televizionet më të mëdha shqiptare dhe  shpresoj që ajo t’a shikoj. I bëj një kërkesë që ajo të lidhet me mua sepse ndoshta do më pëlqente të bëja një ‘dje dhe sot’. Në ’99 ka qenë 3 vjeç. Unë ja kam dhe mbiemrin po për momentin nuk më kujtohet./kb

Të fundit

Lapaj kërkoi rinumërimin e votave në qarkun e Vlorës, KAS vendos hapjen e një kutie

Pas denoncimit të kryetarit të partisë Shqipëria Bëhet në qarkun Vlorë e Fier për rinumërimin e votave, Komisioni i...

Pas rezultatit dërrmues të 11 majit, PD në gjendje të mjerueshme

Partia Demokratike e Shqipërisë, e udhëhequr nga Sali Berisha, humbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Në këto zgjedhje, PS fitoi 53.3% të votave...

Franca ndalon pirjen e duhanit edhe në vendet e hapura publike

Qeveria franceze ka njoftuar ndalimin e pirjes së duhanit duke filluar nga 1 korriku në vendet publike të hapura ku mund të jenë të...

Pse u thirr Edi Rama në ‘folenë’ e ‘ish-armiqve’ të tij brenda CDU-së gjermane? (FOTO)

Nga Ylli Pata Kryeministri Edi Rama ka postuar sot, dy statuse në faqen e tij në Facebook, nga pjesëmarrja e tij në një eveniment politik shumë të rëndësishëm...

Botuesit shqiptarë ngrenë alarmin për vjedhjen e librave: Po përdoren fondet publike

Pirateria e librave është kthyer në një fenomen shqetësues për botuesit shqiptarë, të cilët kanë ngritur alarmin për këtë problem që tashmë nuk është...

Lajme të tjera

Web TV